Ekzekutimi i Patës, ndalohet 39-vjeçari që drejtonte mjetin kur ndodhi atentati

Nov 22, 2016 | 10:19
SHPËRNDAJE

Ari Alinani, 39 vjeçari nga Delvina, i cili ka qenë me Nelgert Patën në momentin e ekzekutimit të tij në Fier disa ditë më parë, edhe pse ka deklaruar se nuk e njihte atë, por vetëm ka qenë shoferi i Patës në momentin kur ndodhi atentati, policia nuk është bindur dhe ka bërë sot shoqërimin e tij në komisariat.

atentati-634x460

Ndalimi i tij u bë në ambientet e dhomës së paraburgimit të spitalit Fier dhe mbi të rëndon akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Që nga pasditja e së dielës e deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena dhe Durrësi, por ende nuk është arritur të bëhet i mundur identifikimi i autorëve të ekzekutimit të Nelgert Patës.

Disa nga personat e marrë në pyetje nga policia janë të njohur të viktimës dhe ditët e fundit janë parë në shoqërinë e tij.

Sakaq, u shoqëruan në lidhje me ngjarjen 6 persona, por pesë prej tyre u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në policinë e Fierit tashmë ndodhet vetëm një nga të shoqëruarit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura