Elvana Gjata bëhet imazh i Albtelekom

Apr 4, 2014 | 11:42
SHPËRNDAJE

Ceremonia e djeshme
Elvana Gjata ka prezantuar për fansat e saj kësaj here një klip, ku shfaqet si imazh kompanie. “Unë jam Albtelecom!” janë fjalët që ajo përmend në këtë klip promocional të prezantuar në një mbrëmje “gala” të mbajtur të enjten në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku ishin të pranishëm mjaft personalitete të njohura të poltikës, biznesit, medies, kulturës dhe artit. Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte për këtë mbrëmje një fustan të bardhë, që nxirrte më së miri në pah linjat e saj elegante. Drejtuesit e “Albetelekom” pohuan se kishin zgjedhur Elvanën si imazh, pasi ashtu sikurse kjo kompani telekomunikacioni, ajo është “personalitet modern, dinamik, risisjellës dhe imazh i fuqishëm”. Vetë këngëtarja u ndje e përkëdhelura e mbrëmjes, duke theksuar gjatë prezantimit se: ”nuk mund t’i thosha ‘jo’ një kompanie kaq të madhe, që përditë e më shumë po ecën drejt suksesit”. Prej vitesh në Shqipëri, personazhet e njohura lakmohen nga kompanitë e mëdha për t’i pasur fytyra të bizneseve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura