Elvana Gjata zbulon jetën përrallore në SHBA, grimierja i zbardh misterin

Apr 22, 2017 | 20:31
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për t’u futur në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme.

Fotot e reja që artistja ka postuar në profilin e saj në Instagram janë vërtet të admirueshme, ndërsa duket se paralajmërojnë projektin e saj të madh. Sipas burimeve pranë këngëtares, në këtë projekt ndërkombëtar Elvana po bashkëpunon me fotografen e njohur, Sasha Samsonkva.

Gjithçka ishte një mister në momentin kur një nga bashkëpunëtoret e Elvanës në këtë projekt, artistja e grimit, Kathy Jeung, zbuloi të vërtetën.787887778

Në ripostimin që i bëri në Instagramin nje prej fotove të reja të Elvanës, Jeung zbulon sekretin, që është pikërisht lajmi se Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht.

E natyrisht që Elvana Gjata është duke jetuar një dimension tjetër të karrierës, atë të arritjes së famës ndërkombëtare. Pasi e pamë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, Elvanën e shohim gjithnjë e më pranë emrave të njohur të muzikës botërore, që do të thotë se ajo ka nisur bashkëpunimet e duhura.87787845548778458748

Artistja festoi 30-vjetorin e lindjes, një ditëlindje siç kushdo nga ne do ta dëshironte, duke nisur nga skitë në mal dhe duke u mbyllur me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit, me pamje nga kulla “Eifel”.4545876321548745

Sipas mediave, këngëtarja u akomodua në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop, Beyonce. Bëhej fjalë për hotelin “Shangri-La Hotel”, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e së cilës shkon 19.000 dollarë nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj./PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura