Emrat dhe fotot/ Si ranë në grackë shqiptarët trafikantë droge në Angli

Mar 29, 2016 | 7:52
SHPËRNDAJE

Anëtarët e një bande shqiptaro-angleze, që merrej me trafikun e drogës janë dënuar me burg nga gjykata e Kingstonit në Britani.

Norman McNestrie dhe Paul Robson, janë anglezët të cilët shtireshin si agjentë shitjesh që mblidhnin medikamente mjekësore, por në të vërtetë merreshin me trafikun e drogës në bashkëpunim me shqiptarët. Gjithashtu ata përdornin persona që hiqeshin si pacientë për të mbuluar aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Robson u dënua me 15 vjet burg dhe McNestrie për 19 vjet dhe tre muaj burg.

Paul Robson, majtas dhe Norman McNestrie, djathtas
Paul Robson, majtas dhe Norman McNestrie, djathtas

Sipas zyrtarëve të policisë, këta dy persona “përdornin makina të mira dhe veshje të shtrenjta” për të mos rënë në sy të hetuesve.

“Nën maskën e agjentit profesionist të shitjeve, McNestrie dhe Robson ishin përgjegjës për furnizimin me sasi të mëdha droge të disa qyteteve në Britani”, thanë hetuesit.

Robson, u kap nga oficerët e policisë teksa po i dorëzonte 10 kg kokainë një shqiptari, i identifikuar me emrin Artan Gejcaj, 24 vjeç. Arrestimi ndodhi në shkurt të vitit 2015.

Pasi oficerët kontrolluan makinën e tij, gjetën edhe 33 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, me vlerë 6.2 milionë paund.

Artan Gejcaj, majtas dhe Greti Permargjeta, djathtas
Artan Gejcaj, majtas dhe Greti Permargjeta, djathtas

Greti Parmargjeta, shqiptar gjithashtu, 23 vjeç, u kap pasi u pa t’i afrohej Robsonit dhe Gejcajt.

Permargjeta në këtë kohë që ndjeu rrezikun, iku me vrap, por u kap nga oficerët të cilët i gjetën atij pako të vogla kokaine në xhep si dhe dokumente false identiteti.

Dy shqiptarët, si pjesë e bandës së trafikantëve u burgosën të mërkurën e javës së kaluar.

droga e kapur nga policia
droga e kapur nga policia

Burimi: BBC dhe Standard.co.uk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura