EMRAT/ Dhunuan brutalisht efektivët e policisë në Vlorë, dy vëllezërit “kyçin” gojën para gjykatës! Ja vendimi që u mor për ta

Jul 16, 2024 | 12:44
SHPËRNDAJE

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy vëllezërit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj, pasi tre ditë më parë dhunuan efektivët e policisë.

sherr police vlore monopatina

Gjate  seancës për masën e sigurisë të dy vëllezërit nuk kanë dhënë deklarata. Ndërkohë avokatët e tyre kanë kërkuar nga Gjykata një masë më të lehtë, duke deklaruar se nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe se s’kanë qenë të dënuar më parë.

Kujtojmë që dy vëllezërit u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës.

Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas bluve të Vlorës ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura