EMRAT+FOTOT/ Goditet banda shqiptare e drogës në Britani, njëri prej tyre ishte dëbuar dy herë. Avokati mbrojtës: U përfshinë në tregtinë e kokainës për shkak të…

Dec 14, 2023 | 20:39
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një bullgar në Britaninë e Madhe, të identifikuar si Albert Nedelcu, i cili më pas ka çuar në zbulimin e një bande shqiptare të trafikut të drogës.

trafikante

Albert Nedelcu u ndoq nga policia pasi u pa duke shkëmbyer një çantë  çantë të mbushur me 25,000 £ në para për një kilogram kokainë në Church Road, Hove.

Albert Nedelcu
Albert Nedelcu

Sipas mediave britanike, Nedelcu shkëmbeu kokainën me Andi Demëm, 35 vjeç.

Dema, pa adresë fikse, ishte dëbuar dy herë nga Britania në 2021 dhe 2016, por u vu nën “presion të konsiderueshëm nga njerëzit në Shqipëri për t’u kthyer” për të paguar borxhet e tij tha avokati mbrojtës.

Dema u tha gjykatësve se kishte rreth 80,000 £ borxh ndaj njerëzve në vendin e tij.

Andi Dema
Andi Dema

Brian Shaw, duke mbrojtur Demën, tha: “Ai u përfshi në tregtimin e drogës tre vjet më parë për shkak të borxheve që grumbulloi. Atij iu tha se mund të vinte në këtë vend për të fituar më shumë para duke bërë punë ndërtimi. Gjithashtu iu tha se e vetmja mënyrë se si mund të rriste shumën e fituar (për të shlyer borxhin e tij) ishte duke shpërndarë drogë. Ai është i shqetësuar për sigurinë e tij, djalin 9-vjeçari dhe gruan e tij”.

Ridison Nega, 25 vjeç, ishte gjithashtu pjesë e bandës. Ai u arrestua teksa po udhëtonte me Hyundai dhe kur pa policinë ka hedhur çantët ku kishte dokumentet personale dhe sende që kishin të bënin me tregtimin e drogës.

Ridison Nega
Ridison Nega

Një tjetër shqiptar, Xhenaro Shehu, 20 vjeç, u kap në një banesë në Palmeira Avenue Mansions.

Andrew Stephens, avokati mbrojtës i Shehut, e përshkroi atë si një “rast të trishtë” të një “një të riu të lindur në një familje të mirë në Shqipëri, i cili për shkak të situatave atje ndjen se dëshiron të bëjë diçka për të ndihmuar familjen e tij”.

Xhenaro Shehu
Xhenaro Shehu

Stephens tha: “Ai mendoi se do të ishte në një kantier ndërtimi ose do të punonte në një restorant. Por u përfshi për një kohë të shkurtër dhe vepron si shpërndarës droge dhe për këtë do të paguajë një çmim. Keqardhja më e madhe së bashku me dëmin që u shkaktoi droga njerëzve ishte kur iu desh t’i tregonte nënës së tij dhe turpit që ndjeu se i kishte sjellë familjes”.

Të katër të arrestuarit u deklaruan fajtorë për komplot për furnizimin e një droge të kontrolluar të klasit A ​​dhe posedim të pronës kriminale.

Dema u dënua me pesë vjet e gjysmë burg, Nega  dhe Nedelcu u dënuan të dy me katër vjet e gjysmë, ndërsa Shehu u dënua me dy vjet e katër muaj burg. Gjykatësi Regjistrues Tom Nicholson-Pratt tha se të gjithë burrat ka të ngjarë të dëbohen.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura