EMRI/ I dënuar me burg për plagosje, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Jul 7, 2024 | 12:46
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

kakavije

I arrestuari është Enea Arapi, i cili më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:   Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq. Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura