“Emri i Lekë Dukagjinit s’ka vërtetësi”, misteret e Kanunit dhe kërkimet shumëvjeçare të Gjeçovit për të drejtën zakonore

Jul 19, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

leke dukagjiniDR. VASFI BARUTI

Studiuesi helvetik i Zvicrës në Shkodër teolog i ditur, njëmendi njohës i mirë i kanunit shqiptar Kanuni i Lekë Dukagjini motivohet e guxon të rroki sprovë paralele krahasuese të Drejtës romake me Kanuni i Lekë Dukagjinit. Identiteti i autorit mbeti i panjohur, por me dorën e tij le shënim se ishte dakordësuar për botim në revistën “Agjensia Drini”, e cila bie preh e komunizmit të dalldisur të luftës ditët e çlirimit të Shkodrës. Burimet studimore të autorit janë: E Drejta Romake, gjashtë studime italiane të së Drejtës Romake ndërsa burime shqiptare janë Kanuni Lekë Dukagjini e recensa italisht e Kanunit shqiptar me përkthim P. Paolo Dodaj në kujdesin e Fishta e Giuseppe Schiró. Kërkimi studimor, padyshim i vështirë, merr jetë me emrin “E drejta romake dhe Kanuni Lekë Dukagjini.” Studimi vihet në lupë studimore të recensuesit akademik Federico Patetta, njohës i hollë i të drejtave zakonore aq sa emrin e tij e mori dhe e mban Instituto Istruzione Superiore Federico Patetta Cairo Montenotte. Studimi krahasimor përfundoi nëntor 1944 dhe për fatin shqiptar origjinali ruhet në AQSH, kurse formati i dërguar për botim mbeti i panjohur ndërsa për lexuesit vjen origjinali i autorit me 14 faximile arkivore.

E drejta zakonore e malësisë shqiptare e njohur Kanuni i Lekë Dukagjinit për të cilin shkruhet se është me “përkatësi” mesjetare apo e krahasuar me Manusmritin Hinduleja dhe për kundër vjen studimi helvetik, i cili me argumente burimore bën diferencën: E drejta zakonore shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit) identifikohet e moçme 2000 vjet më parë sa edhe e Drejta Romake, e njohur me meritë mbretëresha e të drejtave zakonore. Madje e drejta zakonore e malësisë shqiptare (kanuni shqiptar) zbulohet me rrënjë në parakrishterim e teje tij, tezë të cilën e mbronte akademik Federico Patetta: “… karakteristikat më të shumta midis zakoneve, që Kanuni i paraqet si pjesërisht të shfuqizuar, të jenë para krishterimit dhe i përkasin nyjes primitive të zakoneve e instituteve juridike të përbashkëta në periudhën e origjinës të gjithë popujve.”

E vërteta e ngjashmërive me argumente burimore të qarta për sa zbulohet në studimi helevetik “Kanunit shqiptar dhe e drejta romake” dhe ja e shumta në të paktën:

“… Fakti që tre reforamtorët e vonë të së drejtës romake, Diokleciani, Kostandini, Justiniani, ishin ilirë na shtyn të mendonim se ata duhet të kenë lënë gjurmë të reformës së tyre veçanërisht në Iliri dhe në të vërtetë e drejta kanunore [shqiptare] përgjithësisht i ngjan shumë më tepër të drejtës së vjetër romake (të mbretit, të XII tabelave, republican.) […] Kemi pak lajme nga Kanuni shqiptar në mesjetë, por një nga themelet e kushtetutës [kanuni] shqiptare duhet me patjetër të jetë trashëguar nga lashtësia në mesjetë, duke qenë se termi teknik me të cilin i referohemi është identik me atë të lashtin [romak].” Kanuni shqiptar mijëravjeçarë është monument i epërm i kulturës shqiptare por edhe pa të ngjashme në Europë, cituar nga studiues të huaj e me emër. Më shumë mahnitëse se e drejta zakonore shqiptare është “Ligji i maleve shqiptare nga relacionet e misionit shëtitës jeziut në Shqipëri 1880-1932”, Giuseppe Valentin. Plejad 2007.

Njëra paralele e studimit helvetik, ajo me nenet e kanunit shqiptar, është me fjalë, konstrukte e dialektalizma pak të njohura por ruajtja e origjinalit na prangos të ndërhymë në fjalor ndaj në ndihmë të studimit është një fjalorth i shkurtër i autorit. Sido të jetë, vështirësitë e gjuhës assesi s’bëhen pengesë për të kuptuar të vërtetën e studimit në paralele krahasimore e Drejta Romake dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kërkimet shumëvjeçare të Gjeçovit për të drejtën zakonore u botuan në librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933) dhe para këtij viti e në shekuj me këtë emër s’ka asnjë referim për kundër autorë të huaj i referohen: Kanuni shqiptar, ligji i maleve shqiptare, kanuni i malësive shqiptare, e drejta zakonore shqiptare. Në Arkivin e Vatikanit, dokumenti i vitit 1685 lexohet me emër “E drejta zakonore [shqiptare] për gjakmarrje.”

Studimi krahasues “E Drejta Romake dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” ka tri pjesë: Etika e së drejtës (1-7); E drejta kushtetuese (8-17); E drejta private (18-24), të cilat trajtohen në “Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Shqipëria e re në një gjykim helvetik.”

Emri i Lekë Dukagjinit s’ka vërtetësi, është teje i legjenduar e assesi të ishte edhe mbledhës ose ligjvënës i Kanunit pse s’ka lënë gjurmë, për kundër Lekë e Dukagjin janë antonime. Emri Lekë në vendësit është i njohur me emrin ligj, por Lekë është edhe emri i krahinës të lekëve. Kërkimi për emrin Kanuni i Lëkë Dukagjinit është i P. Gjergj Fishta O.F.M. në parathënia e tij për Kanunin, i cili vlerë përdorëse njeh malësorët e Lekës të Mbishkodrës dhe malësorët e Dukagjinit. Fishta le të hapur kërkimin për të vërtetën e emrit të kanunit, që mendon se “… e zhvillon me kohë historia. “Të tashmen Kanunit më mirë i shkon emri Kanuni Lekë Dukagjini (Kanuni i Lekës e i Dukagjinit) apo Kanuni i lekëve dhe i dukagjinëve. Emri Kanuni i Lekë Dukagjinit e sa di s’është i Gjeçovit edhe në gjallje ai librin s’besoj se do e emërtonte i Lekë Dukagjinit pse në kërkimet s’gjeti gjurmë të Lekë Dukagjinit, por vetëm gjurmë të lekëve dhe të dukagjinëve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura