EMRI/ I shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve, arrestohet në Tiranë i dënuari me tre vite burg

Jul 2, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Është vënë në pranga në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

policia

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”.

Sipas bluve, Marku është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Ali Demit.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij plani operacional u finalizua operacioni policor i koduar “Stampa”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura