EMRI/ Ishte shpallur në kërkim pë vjedhje, vihet në pranga 26-vjeçari

Jul 9, 2024 | 12:08
SHPËRNDAJE

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” është kapur dhe ndaluar 26-vjeçari, Korado Mile.

policia

I riu ishte shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore  të policisë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura