Emri/ Kanosi prokurorin, por kontrolli në banesë i bën gjëmën

Feb 9, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar nga Verjon i Krujës. Policia bën me dije se shtetasi Nazmi Çangu 56 vjeç, dje rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ka kanosur me fjalë shtetasin B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

droge

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 76 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “parashikuar në nenet 317 dhe 283/1 të Kodit Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura