EMRI/ Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO lë në burg anëtarin e një grupi të strukturuar kriminal

Jul 16, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Emmanuel Delphin Assako Ella, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

gjkko

Ai është kapur në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte emigrantë në mënyrë të paligjshme, kundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në operacionin e SPAK të zhvilluar pak muaj më parë u arrestuan 26 persona, që dyshohet se ishin përfshirë në një skemë që trafikonin emigrantët nga Lindja e Mesme, drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Emmanuel Delphin Assako Ella më datë 03.07.2024 ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: Ndryshimin e masës sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arrest në burg”, duke caktuar një masë sigurimi personal me karakter
shtrëngues më të lehtë, atë për “Detyrim paraqitje”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar
në nenet 228, 229, 230, 232, 234, 407, 410, 412, 413, 415, 422, 424, 428 e vijues të
K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 419, datë 16.07.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Emmanuel Delphin Assako Ella për
zëvëndësimin e masës së sigurimit të regjistruar me nr.419, datë 03.07.2024, të
masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.37, datë
10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, me një masë sigurimi më të butë si të pabazuar në ligj dhe
në prova.
2. Shqyrtimin në seancë gjyqësore të informacionit me shkrim, të Prokurorisë së
Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet e
kryera dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin në burg Emmanuel Delphin
Assako Ella, dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” për
të hetuarin Emmanuel Delphin Assako Ella, të caktuar me vendimin nr.37, datë
10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
3. Shpërblimin e përkthyeses Rezarda Myderizi sipas rregullave financiare.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5(pesë) ditëve duke filluar nga e
nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 16.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizur

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura