Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon djalin e kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi. Ky i fundit është një emër i përfolur shumë nga opozita, për të shkuarën e tij.
Qytetari që i shkruan Berishës ka publikuar një foto, të atij që supozohet të jetë djali i kryebashkiakut, Kejvi Bardhi në makinë me një armë pistoletë në prehër.
Ndërkohë, kujtojmë që 1 vit më parë, pikërisht me 20 tetor, Kejvi Bardhi, përplasi një makinë policie e cila ishte e ndaluar, ku humbi jetën dhe një prej efektivëve të policisë.
Statusi i plotë
“Ne kemi pushtetin, kemi dhe armet!”
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al