EMRI/ Lirohet nga detyra Prefekti i qarkut të Elbasanit

Mar 26, 2021 | 16:48
SHPËRNDAJE

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi është liruar nga detyra. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk thuhet nëse është zëvendësuar në të pozicion.

klevis-xhoxhi

Kujtojmë se Xhoxhi u emërua në këtë detyrë muajin Tetor të vitit kaluar (2020), ndërsa më herët mbante postin e zv kryetarit dhe së fundmi drejtori i Kadastrës së Elbasanit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Klevis Xhoxhi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura