EMRI/ Qëlloi për vdekje me pistoletë të riun në Itali, shqiptari dënohet me 18 vite burg. E vrau teksa viktima ishte në stol, sepse…

Dec 20, 2019 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar që vrau një kuzhinier të ri nga Senegali por banues në Itali, u dënua me 18 vjet burg.

itali-vrasje

Shqiptari Genard Dulaj, kreu vrasjen e senegalezit, Makha Niang, 27 vjeç, më prillit 2018 në Rimini.

Sipas raportimeve të mediave italiane, dënimi i kërkuar nga prokurori për shqiptarin që ishte nën efektin e drogës ishte 30 vjet. Viktima ishte qëlluar për vdekje nga dy plumba pistolete pa asnjë arsye ndërsa ishte ulur në një stol në Passeggiata degli Artisti, në rrethin San Giuliano.

 

Hetimet e skuadrës së lëvizshme të Shtabit të Policisë Rimini zbuluan se Dulaj qëlloi ndërsa ishte me një makinë SUV duke mbajtur dorën nga dritarja e hapur dhe vuri në shënjestër kuzhinierin senegalez në mënyrë të rastësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura