EMRI/ “S’ka rrezik për jetën e banorëve”/ 71-vjeçari kërcënon të hapë zjarr dhe refuzon të dorëzohet, policia: Ka mbyllur derën e banesë! Drejt vendngjarjes, forcat RENEA

Jul 16, 2024 | 11:23
SHPËRNDAJE

Edmond Naska, 71-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës, ka kërcënuar se do të hapë zjarr dhe refuzon të dorëzohet.

policia skene krimi

Ai ka qëlluar me armë zjarri, nga ballkoni në katin e parë të një pallati ku jeton, rreth orës 10:20 dhe dyshohet se është me probleme mendore.

Uniformat blu raportojnë se nga të shtënat nuk ka të lënduar dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë forcat RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e Edmond Naskës, i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura