EMRI/ Vendosi eksploziv biznesit në Krujë, policia kemi identifikuar autorin

Jan 11, 2018 | 13:06
SHPËRNDAJE

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Krujë, ku është vendosur një sasi eksplozivi në një biznes.

Sipas njoftimit të policisë është identifikuar autori, i cili dyshohet të jetë Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Kurjë.

Makina e dëshmitarit Fatmir Vladi ku u gjet eksplozivi
Foto ilustruese (Ekspliziv)

Njoftimi i policisë

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017.

Një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv biznesin e një shtetasi tjetër.

Pas një pune me metoda speciale të hetimit bëhet e mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 11.11.2017, ku një shtetas ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv një biznes.

Është ndaluar autori I dyshuar,  shtetasi:

  • Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë.

Hidri, më datë 11.11.2017, në Qerekë,  Krujë, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të shtetasit P.N.

Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe” Mbajta pa leje e lëndëve plasëse” parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura