“Love on my body” titullohet klipi i ri i Enca Haxhisë, i pari për tregun ndërkombëtar, i publikuar më 26 janar në kanalin “Vevo”, por që fansat e kanë konsideruar një dështim.
Klipi që ka regjistruar deri tani 2,757,841 shikime nuk është pritur mirë nga ndjekësit e Encës, pasi ka marrë më shumë dislike sesa like, përkatësisht 26,461, kundrejt 3,840 pëlqimeve në YouTube.
Produksioni i Francesco Brutali është i pari pasi këngëtarja nënshkroi kontratë me një prej shtëpive diskografike më të mëdha në botë, atë “Universal Music”. Këngëtarja ka hapur një kanal të ri në YouTube nën logon e njohur “VEVO”, ku u u publikua kënga e saj e re “Love on my body”. Në klipin në fjalë nuk mungojnë skenat erotike nga pishina deri te krevati me një model seksi, që Enca kishte zgjedhur si të dashurin e saj.
Nuk mungojnë po ashtu veshja transparente ku tregon gjoksin, por vëmendjen në këtë klip i ka marrë më shumë për të pasmet. E gjitha kjo performancë është konsideruar shumë impenjative për Encën, pasi i janë dashur shumë muaj për të realizuar këtë këngë, por në kanalin e saj në YouTube komentuesit kanë vërshuar me sharje, fyerje dhe dislike ndaj saj, duke e konsideruar thjesht “një eksperiment të dështuar”, shkruan “Panorama”.
KOMENTUESIT E HUAJ – ENCËS: JE FIKS SI KËNGËTARET BULLGARE, S’MUND TË JESH KURRË NJË ARTISTE NDËRKOMBËTARE
Ka nga ata që e kanë akuzuar për blerje të atyre pak klikimeve, pasi s’ka mundur dot të marrë as 1 milion vetë, dhe të tjerë që mendojnë se gjithçka në trupin e saj është fotoshopuar nëpërmjet efekteve video.
“Çfarë ke dashur të thuash me “Got your love on my body”, kurrfarë kuptimi, plus që duhet të këndoje në gjuhën shqipe, se anglezja nuk të këndon shqip para se të këndojë në gjuhën e vet”, apo “Këngë pa lidhje, është shqiptare dhe bën si e huaj”, janë ndër komentueset e para.
Një komentues i huaj i tërheq vëmendjen Encës, ndërsa i thotë: “Je fiks në zë e pamje si këngëtaret bullgare, ndaj më vjen keq por s’do mund të jesh kurrë një artiste e përmasave ndërkombëtare. Për të vazhduar me komente të tipit: “Je komplet false, totalisht e dështuar, ndaj meriton një Big dislike.”
“Shumë keq” shkruan një komentues shqiptar, i pasuar nga një tjetër, që e cilëson “dështim të muzikës”, pasi “tekstin e ka kot fare”. “Po prisja më shumë te videoklipi, shpresoja të ishte plot jetë por…”, shkruante një vajzë.
Dikush i drejtohet se edhe Luana Vjollca është këngëtare më e mirë se ajo, ndërsa një djalë e bën bilancin e dështimit kështu: “Kjo këngë është: 80% vetëm vargu “Love on my body” dhe 20% vargjet e tjera, 60 për qind photoshop (trup, fytyrë….), ndërkohë që tani që po hyn në tregun ndërkombëtar me ‘Universal’, ajo s’mund të blejë dot views siç bënte më parë.
Kështu që Enca po del zbuluar”. Por, natyrisht që nuk kanë qëndruar në heshtje fansat besnikë të saj, të cilët janë shprehur se ky lumë sharjesh është vetëm si pasojë e xhelozisë. “Love on my body” është një këngë dashurie shumë personale. Ajo tregon për një lidhje që ka përfunduar, por që të dy e dinë se kanë bërë gabime dhe për pasojë e ndiejnë mungesën e njëri-tjetrit./ Panorama/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al