Engjëlli mbrojtës i Holandës, Vergost ndryshoi ndeshjen kundër Turqisë vetëm me prezencë

Jul 8, 2024 | 10:46
SHPËRNDAJE

Nëse Lionel Mesi mbahet mend për diçka përtej fushës së lojës dhe golave të tij është për shprehjen ndaj Vergost në Botërorin e Katarit: Çfarë ke që shikon budalla? Ik andej!uyIshte një fitore e nxehtë e Argjentinës kundër Holandës me penallti. Por holandezi për pak sa nuk i “nxiu” jetën “Pleshtit” duke shënuar dopietën nga stoli. I tillë është sulmuesi holandez, një hero që shfaqet rrallë, por bën mirë. Edhe kundër Turqisë u aktivizua në pjesën e dytë dhe ndryshoi fytyrën e Holandës kundër Turqisë. Duket se jeta e tij ka qenë e shkruar. “Kurrë nuk kam pasur talent dhe ndoshta për këtë fakt skautët nuk më kanë ftuar që të provohem. Por unë nuk u dorëzova kurrë”, tregon sulmuesi, që ka pasur probleme në adoleshencën e tij për gjatësinë, 197 centimetra. Por pastaj Peter Bosh i dha mundësinë kur luante në kategorinë e katërt me DETO. Por sulmuesi nuk llogaritej as nga Kuman në etapën e tij të parë si trajner: Mendoj se De Jong është më i mirë.

ENGJËLL MBROJTËS- Por papritur, rosa e shëmtuar u bë mjellmë. Vergost mund të krenohet me faktin se është një nga lojtarët e vetëm bashkë me Levansovskin, Kejnin, Mylerin, Moratën, Lakazetin, Ben Jederin dhe Vanaken që kanë marrë pjesë në më shumë sesa 10 gola në 10 ligat kryesore në 10 sezonet e fundit. Për Holandën ai është një lloj engjëlli mbrojtës. Në Katar shënoi me goditjen e tij të parë në portë dhe në Gjermani po shfaqet si katalizatori i madh i turneut duke ardhur nga pankina. Shënoi si zëvendësuar në 2 miqësoret e mëparshme, Islandës dhe Kanadasë dhe e përsëriti këtë në debutimin Europian kundër Polonisë. Ai u bë rezerva e parë që shënon në 3 ndeshje radhazi me portokallinjtë. Por ai ka edhe një tjetër rekord, duke u bërë holandezi që i është dashur më pak kohë në një kampionat Europian për të shënuar nga stoli: 2 minuta dhe 18 sekonda. U fut në vend të Depajit në minutën e 81-të dhe shënoi golin e fitores në të 83-tën. Ai është lojtari i tretë i Holandës që ka shënuar më shumë nga stoli (7) pas Van Hoijdonk dhe Huntelar që kanë nga 10 dhe 8 gola.

HISTORIA- Goli i tij ndaj Polonisë është i veçantë sepse e kishte parashikuar.

“I thashë të dashurës që të vinte në stadium sepse ndeshja do të ishte e barabartë dhe unë do të futesha nga stoli për golin e fitores”, tha Vergost pas ndeshjes. Historia për pak sa nuk u përsërit edhe në humbjen me Austrinë, kur ai u fut nga stoli dhe asistoi për Depajin. “Do të më pëlqente të luaja më shumë, por jam i kënaqur edhe më këtë rol. Nuk vendos unë kush luan”, tregon ai.

PREZENCA- Është çmenduri ta mendosh që nata e tij më e bukur e Europianit është ajo ku as nuk ka shënuar dhe as nuk ka asistuar. U fut kundër Turqisë dhe përmbysi ndeshjen vetëm me prezencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura