Këngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas një fotografie që shihet bashkë me bashkëshortin teksa mbajnë dorën e vogëlushes, kanë zuluar edhe emrin e vajzës.
Ata bëjnë me dije se e vogla e tyre quhet Adea.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten?”, shkruan Eni Koçi.
Ndërkohë pas lindjes së vajzës, ka reaguar edhe Genci, i cili ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, shkruan ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al