Enki Braçaj: Në jug për t’u çjerrë maskën politikanëve dhe pjeshkave të Instagramit, që nuk justifikojnë dot pushimet luksoze me fitimet

Aug 11, 2019 | 18:01
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Nga lidhjet direkte me “Aldo morning show”, Enki Braçaj vendoset në plazhet e jugut për të nisur një tjetër aventurë. E njohur si spikerja e lajmeve me dekoltenë zbuluar në “Zjarr tv”, ajo tashmë na dëshmon se për karrierën e saj ka nisur një epokë tjetër, ajo e të bërit televizion në mënyrë të pavarur.

Sapo ka nisur serialin e kronikave nga jugu, ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve me ndikim në publik, nga “pjeshkat e Instagramit” te politikanët. Për “Panorama Plus”, ajo zbulon detajet e projektit unik:

Enki Braça

“Realiteti sipas Enkit” është seriali i kronikave verore që ti po realizon në jug dhe e transmeton në kanalin tënd në “Youtube”. Si lindi kjo ide?

Ideja më lindi pasi kam parë plot fenomene të ndyshme ku të gjitha diskutohen nën zë dhe unë vendosa të them atë që unë mendoj te “Realiteti sipas Enkit”.

Episodi i parë titullohej “Pjeshkat në Jug”, ku ti zbulon peripecitë që fshihen pas fotove të tyre në “Instagram”, ku shfaqin vetëm pjesën e luksit. Çfarë të ka bërë përshtypje në paradat buzë detit?

Sikurse e kam thënë edhe teK episodi i parë, më kanë bërë përshtypje vajzat ,të cilat edhe pse pa punë dhe me ekonomi familjare mesatare, në buzë të detit të gjitha sillen si “princeshat e babit”.

Enki Braça1

Ti ku e fut veten, si ndihesh mes tyre?

Te një kategori e vajzës që punon dy punë dhe minimalisht justifikon shpenzimet e veta dhe ndonjë prapaskenë të vogël. (Qesh)

Po pas djemve muskulozë dhe të pasur që pushojnë në jug, çfarë realiteti fshihet?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të zbulohet të martën, në orën 18:00.

Do bësh pjesë të ndonjë episodi politikanët apo njerëzit e ekranit dhe si mund t’ua çjerrësh maskën?

E kam menduar të bëj pjesë të projektit edhe personazhet publikë, sidomos politikanët, të cilët më keq se këto “pjeshkat në jug”, as ata nuk i justifikojnë dot shpenzimet që bëjnë. (qesh)

Enki Braça2

Ndërkohë, sapo ke lënë pas sezonin e “Aldo morning show”, si do e përshkruaje si eksperiencë dhe do vazhdosh të jesh sezonin e ri?

Ishte eksperiencë fantastike. Unë marr shumë dashuri dhe pozitivitet nga ai emision dhe nuk e imagjinoj dot ta filloj ditën pa energjinë që më jep “Aldo morning show”. Kështu, do të rishihemi sërish në shtator.

Dukesh energjike, thumbuese dhe e drejtpërdrejtë. Cilat janë synimet e tua në televizion, mendon se je prerë për të?

Sigurisht që të kem një emision timin, dhe pse jo në prime time.

Duke qenë se fillimet i ke në një televizion kuj jepje lajmet me dekoltenë zbuluar, ka nga ata që të bëjnë oferta për revista apo filma për të rritur?

Besoj se karriera ime është rritur mjaftueshëm dhe synimet janë parë që nga debutimi im në televizion. Kështu që nuk ka vend për të tilla oferta.

Duke qenë se dekoltenë e ke asetin tënd më të spikatur, ka diçka që do të doje ta përmirësoje në fizikun tënd?

Unë jam një person që e dashuroj pasqyrën dhe ka një arsye për këtë. (Qesh) Megjithatë, ia kam kuptuar hilen që nuk duhet ta zgjas shumë qëndrimin përpara saj se filloj e gjej defekte dhe atje ku s’kam.

Për ty, të qenit seksi është fuqia më e madhe që ka një femër për t’iu hapur çdo derë. Ti si e përdor këtë armë?

Nuk është arma më e madhe që mund të ketë dikush, por në fund të fundit ngelet armë. Dhe më vjen keq të them që nga ky mentalitet seksist shohim shumë femra që nuk e meritojnë të jenë në ekrane, ndërkohë që ato që kanë më shumë se kaq për t’i dhënë publikut, nuk vlerësohen sa duhet.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS  

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura