“Enveri nuk dha asnjë provim në universitetin ‘Montpelier’”-Misioni i tij i fshehtë dhe pse Mbreti Zogu nuk ia ndërpreu bursën! Kartela individuale e studentit Hoxha

Jun 27, 2024 | 13:36
SHPËRNDAJE

VASIF BARUTI/ Meritat më mirë t’i meritosh e të mos i kesh apo t’i kesh e të mos i meritosh! Emblematike, për diktatorin Enver H., në 80- vjetor diktatori meriton skanim të panjohur mbretëror, student në Francë, diplomat në Bruksel e kthimi në atdhe. Merita të pamerituara në udhëheqjen e lartë të Partisë komuniste: sekretar i përgjithshëm apo Sekretar politik i KQ i pazgjedhur as i votuar nga forumet e larta të Partisë (1941-1948); edhe sot s’reshtin merita e lavde pa meritë në botime akademike e media. E 80-vjetori, pa emblemën fitore e luftës!

enver hoxha1

Prof. dr. Paskal Milo në librin “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore I” (2014) në nëntitull “Roli i Enver Hoxhës” (f. 257- 263) ka reflektime të “padiskutueshme” se Enveri ishte i vetmi i merituar për kreu i Partisë Komuniste e assesi s‘ishte edhe i panjohur për ardhje në krye të Partisë dhe fillimi i trajtesës bën këtë parashtesë: “Nuk do të bëjmë biografinë e Enver Hoxhës dhe as do të gërmojmë në jetën e tij private e rinore” dhe përkundër vjen investigimi i mundimtë për të panjohurat “jeta rinore e private” të diktatorit dhe materia e investiguar prek rreth të madh njerëzish me preferenca politike ndryshe, ama e vërteta është një dhe s‘ka kompromis me të vërtetën. Debati kërkon dokumente me argumente pro e kundër, vënia e fakteve në lidhje dhe parja nëse dokumente e burime informative bëhen për interesa të caktuara. Jeta private e rinore e Enver H., që profesori i historisë s’sheh arsye të gërmojë për to pse s’janë përcaktuese për figurën e udhëheqësit të partisë, por përkundër, dhe ja faktologjia. Nga tetor 1930, kur Enver H. fillon studimet në Universitetin ‘Monpelier’ në Francë, do të kalojnë tre vjet e gjysmë e që konvertohen në shtatë semestra dhe studenti Enver s‘dha asnjë provim. Noticie individuelle 15 ETP në Departmentale Herault Monpelier në tre shtylla horizontale (tre vjet) nuk ka asnjë notë provimi, mbi to lexohet shënimi me bojë Cesse (ndërprerje e universitetit), dokumenti plotësohej kur ministri i Arsimit Mirash Ivanaj (6 mars 1934) telefonon ndërprerjen e bursës për studentin Enver H., vendim që i sëmboi keq Oborrit. Mosprerja mbretërore e bursës për katër vjet ishte në konflikt me Art. 7 të Rregullores qeveritare për studentët bursistë që studiojnë jashtë shtetit (1928 nr. 3) që prerë përcakton detyrimin ligjor: “Kur një shtetas nuk e kalon klasën bursa i pritet”. Studentit Enver s‘iu ndërpre bursa as vitin e parë, as vitin e dytë, as vitin e tretë e përse? Mbreti konservator në zbatimin e ligjit ama në rasti i dhënë bën lëshim ngase Enveri ishte me mision të fshehtë mbretëror. E ç’kërkohet më shumë për studentin Enver besnik i Mbretërisë në shërbim të saj dhe kapja nga Kryetari i Shërbimit sekret Ibrahim Hoxha, njëherësh dajko i tij. Ka edhe më jeta rinore mbretërore e Enverit që pas ca vjet shihet në krye të partisë komuniste!

Enveri 17 muaj i papunë, me financë të munguar, logjika do të ketë pasur financim të fshehtë nga Mbretëria, dokumente s’ka por logjika ka përparësitë e veta, edhe familja s‘kishte mundësi ndihme. Atëherë? Oborri i Mbretërisë kishte me ngut hapjen e Konsullatës shqiptare në Bruksel. Libri “Enver Hoxha, biografi e shkurtër” 1950 (dorëshkrim burim arkivor), autori Misto Treska e konsulente Nexhmije Hoxha vijnë me faktin: “Pas disa kohësh (qëndrimi i papunë në Paris) Enverit i vjen emërimi Sekretar i Legatës Shqiptare në Bruksel”. (Faqe 206/1) Nga vjen emërimi i Enverit, përveçse nga Oborri mbretëror e askush tjetër. Enveri abuzues i epërm me bursën mbretërore, për katër vjet s’dha asnjë provim dhe i përjashtuar nga universiteti dhe ia i vjen dhuratë misioni i tij zyrtar diplomatik i fshehtë, kur intelektualë të nderuara kishte në Francë. Si mosprerja e bursës për afër katër vjet në konflikt me ligjin mbretëror, po ashtu konflikt i fortë me Ligjin e Armës ishte edhe emërimi i Enverit Sekretar i Konsullatës Shqiptare në Bruksel. Përse? Ja Ligji: “Të urdhnohen të gjithë digasteret vartëse që tash e mbrapa të mos emnojë nënpunës pa kryer shërbimin ushtarak”. (Departamenti ushtarak nr. 66, 1934). Enveri emërohet pa kryer shërbimin ushtarak ishte shkelje e ligjit mbretëror, por edhe më tepër pse i jepet edhe detyra Sekretar i Legatës në Anvers, një orë larg nga Brukseli. siç shkruan vetë në Vite të rinisë 1968:216. Për kësi emërime Mbreti e kishte një arsye të fortë, Enveri ishte kunati i Bahri Omarit në emigrim andaj bën më të lehtë punën agjenturore me emigrantët shqiptarë kundërshtarë të Mbretit në Bruksel, ku ishin me shumicë. E ç‘kërkohet më tepër për mbretërorin Enver misionar ekselent i Mbretit e Mbretërisë por edhe i kapur nga Shërbimi Sekret i Mbretërisë me kryetar Ibrahim Hoxha. Ama ka dhe më për udhëheqësin e pritshëm të partisë komuniste!

Nga Brukseli, në revista letrare kulturore Tllyria e Tiranës, Enveri i shkarkuar me pseudonimin “Tre Yje” boton shkrim të gjatë (gabime të shumta gjuhësore-sintalsore): Libër i Erriot-it “CREER…” (Eduard Herriot kryeministër, Sekretar i partisë radikale socialiste franceze, me detyra të larta deri sa ndahet nga jeta 1957.) Me vlerësime pozitive Enveri i kushtohet reformimit të kapitalizmit francez, jep dhe një porosi: me theks të veçantë: “çdo shqiptar pak a shumë i mësuar ta lexojnë librin jo vetëm dy-tre here por edhe më shumë.” (Illyria 1936, 7 mars), Shkrimi, gjest i Enverit se është ithtar i kapitalizmin dhe pas pak vjet i konvertushëm ithtar i komunizmit e vjen në krye të partisë komuniste. Detaji, pseudonimi “Tre yje” i Enverit është vjedhje e psudonimit të Branko Merxhanit, anëtar i redaksisë së gazetë Illyria! Verën 1936 Enveri kthehet në atdhe d

Verën 1936 Enveri kthehet në atdhe dhe aspak nuk i kërkohet detyrimi i Nenit 12 i Rregullores qeveritare: “Në çdo rast që një studenti i pritet bursa detyrimisht ai i kthen shtetit shpenzimet e bëra për atë dhe çregjistrimi i tij (nga universiteti)”. Ama e shërbimi i fshehtë ka përjashtimet veta nga ligji. Një fakt më shumë për kapjen e Enverit- mbretëror i sprovuar!

Në libri “Enver Hoxha biografi e shkurtër” (f. 206/1) ndriçon edhe fakti: “Enveri shkarkohet nga detyra e kthehet në atdhe” porse logjika administrative qartësisht kërkon që Enveri të vuajë masa ndëshkimore apo ligjore dhe habia: Enveri i sapo kthyer në atdhe nderohet nga protokolli mbretëror. Meritat e Enverit peshojnë më shumë se faje të Enverit, të pakonfirmuara vjedhja e arkës së Konsullatës dhe jeta e shthurur në lokale nate. Një fakt tjetër më shumë për lidhje të pazgjidhshme të ndërsjella: Mbret-Enver! Ka edhe më!

Më 26 korrik 1936, Enveri me vend nderi në protokolli mbretëror, ceremonia përkujtimore e Bajo Topulli (rivarrim, arkmort i merituar nga Janina) nënkryetar e kryetar mbretëror i Bashkisë Gjirokastër. Siç shkruhet në gazeta ‘Demokratia’ (1936: 1 gusht) Enveri mban fjalimin e merituar eseist, himn Mbretërisë, pa burgje politike, me liri e të drejta të njeriut dhe betimi i tij para “Djalërisë Shqiptare” (50-60 mijë djalëri jo nga mosha por për idetë e besnikëria ndaj mbretit). Kurora të shumta për mbretërorin Bajo Topulli, mes tyre në emër të “Djalërisë Studentore Shqiptare” kurora nga Enver H., kryetar i së cilës ishte. Enveri hymn Djalërisë Shqiptare, organizata më besnike politike për Mbret e Mbretëri dhe në gazeta me kushtim të paprerë: “Djalëria shqiptare. Mbret-Djalëri është binomi i pandarë, është bukuria, është mburrja, është epopeja e Atdheut.” (Arbëria 1936:1 korrik.) Gazeta “Pester Lloyd” e “Tagespot”: “Mbreti Zog mbajti fjalim para përfaqësuesve të Djalërisë Shqiptare…” (Besa 1935, 21 nëntor.) “Mbreti përgëzon Djalërinë Shqiptare. /…/ Djalërisë Shqiptare i urojmë suksese në punën e shenjtë për Atdhenë…” (Arbënia 1936, 5 shkurt.) Referimet për Djalërinë vijnë për pozicionin e nderuar e lakmitar të Enver H. në anëtarësinë e të cilës ishte. Për Djalërinë Shqiptare u shkruan hymne nga të njohurit Hil Mosi, Kristo Floqi, Lasgush Poradeci. Fjalimi eseist i Enverit për shpirtin e ndërdijen mbretërore të tij i cili shpejt ai mbërrin në krye të partisë komuniste e ç’kërkohet më shumë për meritat mbretërore të Enverit! Në 73 veprat e Enverit mungon eseja mbretërore e tij dhe s’mund të ishte ndryshe.

Një muaj nga ceremonia me protokoll mbretëror për Bajo Topulli në Shkodër sërish Enveri i nderuar në ceremoni mbretërore për tërheqjen e eshtrave të çerçis Topullit e Mustafa Qullit, me të veçantë se Enveri s’mban fjalim veçse një përshëndetje fare-fare të shkurtër, në ballkoni i Bashkisë së Shkodrës shihet pranë e pranë me Spiridon Kacarosi, shumë vjet krye Shërbimit Sekret të Mbretërisë e asokohe shef shërbimi i Oborrit të cilit i takon përshëndetja për delegacionet por atë ia fal Enverit për protagonizëm. Enveri s’ishte as anëtar i delgacionit të Gjirokastrës, që konfirmohet në kronikën e gazetës Arbënia (1936:17 shtator) edhe as fjalim s’mbajti, paçka gënjeshtra idiote se mbajti fjalim dhe i botuar në ‘Demokratia’!

Viti 1937 e më pas pat përhapje komunizmi veçanërisht Korça po bëhej qendra e komunizmit me mjaft celula komuniste dhe Mbreti Zog konsideroi zgjidhjen më të mirë që në Liceu Francez i Korçës të dërgojë Enver Hoxhën, në prova me bollëk se ishte mbretëror i bindur dhe i aftë të gjejë “solucionin” e nevojshëm në gjendjen e atjeshëm. Në kushtet pushtimi fashist mbretërori profesor Enver H. bëhet dy herë i kapur: nga Mbreti dhe preh i policisë fashiste, madje me ngjyrime pikante shfytyrimi fashist i profesorit.

Rikthehemi në argumenti kryesor i trajtesës së profesorit të historisë Prof. dr. Paskal Milo me bindjen e tij se ka zbuluar Enverin pa të ngjashmen e vet, i vetmi me meritë të jetë në krye të partisë komuniste dhe sjell të pangjashmit me Enverin vërtet me meritë në krye të partisë komuniste: nga grupi i Tiranës Mustafa Gjinishi, Mustafa Kaçaçi, Hasan Reçi (Divizioni Inteligjent britanik i Unionit Ballkanik) me përparësi formimi, kulture, karakteri dhe për t‘ju referuar Mustafa Kaçaçit, i cili në Konferencën e Parë të Vendit tronditi delegatët: “Ti Enver je një hiç”, kritikë e fortë politike për misionin e proletariatit në raport me fshatarësinë edhe nga Vjosa (Mehmet Sh.), Enverin e pushtoi heshtja! (AQSH, F. 14, procesverbali i Konferencës 1943). Ja edhe radha e argumenteve të profesorit me Enverin të jetë njëshi i partisë komuniste dhe ballë argumenteve të mia kundër, lexuesit i lihet përzgjedhja.

1. Profesori i historisë: “Enver Hoxha mori pjesë aktive në demonstratën në Korçë kundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe është e dokumentuar në dokumente të padiskutueshme të regjimit fashist, aq sa u pushua nga puna dhe u vendos në Tiranë”. Assesi e vërtetë dhe ja vendimi i zv.ministrit të Punëve të Brendshme: “Ju njoftohet se z. Enver Hoxha mësues i transferuar aty prej Liceut të Korçës shkarkohet nga detyra dhe mbetet jashtë kuadrit mbasi nuk shihet i nevojshëm mbajtja e tij në shërbim. “Vendimi mban Nr. 5521/47 dt. 13.12.1939 dhe i drejtohej Liceut të Gjirokastrës, i cili nuk e pranoi, Ministrisë së Arsimit dhe Liceut të Korçës. Enveri transferohej në Liceu i Gjirokastrës, përse? Në Liceu i Korçës, dosja e fundit para mbylljes, mbeti fjalia e shkurtër e procesverbalit: “Enver Hoxha me kërkesën e tij largohet”, por censura grabiti lutjen e Enverit për largim nga Liceu ama shpëtoi togfjalëshi i cituar që fsheh edhe arsyen e transferimit. Në dosje është grabitur edhe vendimi i Liceut me motivin e largimit nga puna dërguar Ministrisë së Arsimit, që i jep vërtetësi edhe Panajot Plakut i cili në libri i tij la të vërtetën: “Enveri mësimdhënës në Liceu i Korçës. Në viti 1939 u përjashtua nga Liceu në arsyetim oficial (zyrtar) ka pasur marrëdhënie intime me nxënëset.” (Panajot Plaku Dhuna kundër revolucionit në Shqipëri 1985:253.) Në motivimin e vendimit të transferimit të Enverit nga Liceu lexohet kujdesje e veçante për të fshehur të vërtetën e largimit nga Liceu që s’mund të ndodhë pa miqësinë e Enverit me jerarkë të lartë fashistë në Ministria fashiste të Punëve të Brendshme.

2. Profesori i historisë i jep vlerë pjesëmarrjes së Enver H. në manifestimi i 28 nëntorit ’39 në Korçë. Prefektura e Korçës me shkresë 235 dt. 7.12. 39 njoftonte eprorët: Në përfundim të hetimeve shkaktarë të manifestimeve të 28 nëntorit ishin profesorët e Liceut Francez: Enver Hoxha, Masar Shehu, Selaman Riza, Foto Bala, Loni Kristo e Abas Ermenji (AQSH, F. 252/2, D. 24, 1939.). Ndërsa pesë profesorët e cituar dënohen tre vjet internim në ishujt e vdekjes Ventotene kurse shpëtoi Enveri, i pari i listuari në profesorët demonstrues. Përse? Nga halli gëlltit një lugë të madhe çorbë të prishur ndaj dhe s’vojti të këqijat e Ventotenes si edhe pesë shokët profesore në Lice dhe s’ka logjikë tjetër; madje vijoi në Korçë me kërkesa pagesë orë të pabëra, siç raportonte në Ministri të Arsimit zv.drejtori i Liceut, Serafin Ligori (mësuesi im i mirë i shkollës mesme) dhe fitoi pagesë me urdhër zyrtar të atij zv.ministri që firmosi vendimin e transferimit të Enverit në Liceu i Gjirokastrës.

3. Inventari arkivor i vitit 1939 në njërën dosje të Liceut Francez të Korçës ka mjaft indikacione dokumente dhe në njërën syresh lexohet: “Dhënia lejë Enver Hoxhës për të shkuar në Itali për arsye familjare”. Leja ka dhe karakteristikën përkatëse për marrje vizë. Në inventar është burimi arkivor i dosjes: AQSH, Fondi 195, dosja 274, viti 1939, nga kërkimi dosja mungon por ka edhe një burim të dytë “sekret” arkivor: Arkivi në mikrofilma dhe kërkimi arkivor në aparat projeksioni “shfleton” në dhjetëra metra dhe habia: gjendet dosja por shiriti me karakteristikën dhe lejen për vizë pritej me gërshërë me shënimin ngjitur në mikrofilm: “Marrë në Komitetin Qendror të Partisë”. Censura bëri punën e vet por gjurma mbeti: Enver H. në vijë të parë të luftës kundër fashizmit merr vizë udhëtimi në Itali dhe të jesh i metë nga mendja të mos kuptojsh për lidhje të fshehta të Enverit me jerarkë të lartë fashistë, përndryshe viza ishte e pamundur!

4. “Enver H. në krye të demonstratës së 28 tetorit 1941 u përlesh me karabinierë dhe goditi me grusht kapitenin e tyre. Edhe për këtë ngjarje ka dëshmi të pastër dokumentare të policisë fashiste dhe pas të cilës Enver Hoxha kaloi në ilegalitet”. Cili është burimi i profesorit? Kalendari Enciklopedik me botues Vasil Xhaçka, botimi i vitit 1945 ka fiksuar: “Enver Hoxha në krye të demonstratës së 28 tetorit 1941u përlesh me një fashist për t’i rrëmbyer nga duart shokun Gjikë Kuqali”. Ngjarja ndodhi tetorin 1941 dhe nuk u botua as viti 1942, as viti 1943, as viti 1944 dhe botohet më 1945! Është autocensurë e vetë botuesit Xhaçka për t’u shpëtuar goditjeve komuniste apo detyrimi vinte nga të interesuar të Komandantit andaj burim, i pa cituar, është njëqind për qind fals dhe i pavlerë për referim në monografinë. Profesori i referohet edhe dokumentit fashist për pjesëmarrjen e Enverit në demonstratën e 28 tetorit dhe e vërtetë prania e tij si qindra të tjerë në demonstratë por pa protagonizëm, lista mban firmën e kryekuestorit fashist Kamber Qafmolla, që pas disa muaj komunistët e kanë delegat në Konferencën e Pezës, në presidiumi i Konferencës, i zgjedhur kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, por pas dy jave nga Enveri dekonspirohet vendstrehimi i tij (për të fshehur komprometime me atë) dhe arrestohet nga fashizmi, fiton lirinë vitin 1944 dhe Qafmolla kurrë nuk u citua nga diktatori (rastësi varrin e kanë pranë e pranë) kur s’la jerarkë fashist pa goditur. Kësi dokumente fashiste që referohen s’kanë një dërhem vërtetësia pse është virusuar nga interesa të ndërsjella.

5. Në letrat e Miladint dërguar Titos mungon fakti i cituar nga profesori: “Enver H. mori pjesë në bisedime me emisarët jugosllavë në krah të Koço Tashkos së bashku me Koci Xoxen, Pandi Kriston e të tjerë për bashkimin e grupeve komuniste”. Është citim nga kujtime të Mugoshës dhe i pavërtetë pse Miladin P. kishte përgjegjësinë kryesore për bashkimin e komunistëve dhe faktit të cituar nuk i referohet në disa letra dërguar KQ të PKJ. Mugosha ruante nostalgji e kishte rastin të nderonte mikun e tij Enver.

6. “Është e njohur se Enveri në Korçë e në Tiranë ka qenë afër grupit komunist të Korçës për tu bërë pastaj një anëtar aktiv i tij”. Profesori ka parasysh të ashtuquajturën Dega e Tiranës e Grupit të Korçës, degë që s‘ishte veçse trillim fantazie, asgjë më shumë. E vetme “veprimtari” komuniste e Enverit në Tiranë ishte ajo e tregtarit batakçi 24 karat, siç fiksohet në procesverbali i dt. 7.5.1940 nga Policia Bashkiake Tiranë: Tregtarit Enver Hoxha në rrugën Toptanii i janë gjetur tre kofsha derri të krimbosura dhe kuti me djathë i prishur…”. Dënimi me gjobë 810 franga të paguara.

Ja edhe pyetja intriguese e profesorit të historisë: “A mund të thuhet pas këtyre fakteve të padiskutueshme se Enveri ishte i panjohur”? Ballë argumenteve se Enveri s’kishte tjetër të ngjashëm për në krye të partisë dhe tek vijnë argumente nga investigimi i autorit përkundër fakteve “të padiskutueshme” të historianit e lexuesi të zgjedhë vetë, por edhe theksimi enkas i profesorit: “Ata që kanë zhvilluar tezën e “të panjohurit” për Enver Hoxhën më tepër janë nisur nga predispozita politike për ta denigruar si ish kreun e regjimit komunist.” Sigurisht, në ata që u drejtohet ndjehem se jam dhe vetë-autori i këtij shkrimi polemizues.

Në mbyllje të këtij parashtrim të shkurtuar me argumente pro e kundër vjen dhe argumenti i profesorit: “Enver Hoxha përfundimisht e zyrtarisht në mars të vitit 1943 u zgjodh në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Patjetër”. E vërteta ndryshe.

Në botime të sotme Enveri publikohet Sekretar i Përgjithshëm i KQ, i zgjedhur në mbledhjen themeluese dhe veçanërisht në Konferencën e vendit (mars 1943) një rrenash e stërmadhe. KQ i Përkohshëm i Partisë Komuniste u sajua nga KQ i PKJ në mbledhjen parathemeluese në Vitomiricë të Pejës, 11-12 tetor 1942. Nina Smirnova, historiane profesioniste për Historinë e Shqipërisë me kërkime në arkiva të Beogradit vjen me konstatim: “Dushan Mugosha lexoi listën e miratuar në Vitomiricë të anëtarëve të Komitetit Qendror të përkohshëm të Partisë Komuniste Shqiptare”. (Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë gjatë shekullit XX. Tiranë 2004:224). Në Plenumi i Dytë i Beratit polemizohet ashpër për Enverin e pazgjedhur në krye të Partisë dhe pos të tjera vijnë polemika të forta njëra nga byroisti Nako Spiru: “Në fillim pranverë ’44 Panarit Miladini e Dushani kanë thënë se kjo lëvizje (lufta) duhet të lidhet me një figurë (në krye të Partisë e të luftës) /…/ Dhe ajo që u bë flamurtare e këtij opinioni ishte Lirija (Gega) dhe ishte e vetme që donte Enverin dhe të tjerët nuk donin të dilte emri i Enverit /…/ Gjer dje nuk kishte dalë emri i tij dhe tani s’ka trakt të mos futet emri i tij, edhe në listë gjellësh do gjejsh emrin e tij.” (AQSH, F. 14, D. 2 -2/1,1944). Kurse byroisti Ramadan Çitaku deklaronte me theks të fortë në Plenumi Dytë dhe e shumta në të paktën: “Miladini më thotë hajde në mbledhje se je në Byro. Vura në dukje punën e Enverit se në KQ nuk ishte zgjedhur sekretar politik”. (AQSH, F. 14, d. 2, 1944). Enveri sekretar politik bëhet në fshehtësi nga treshe Miladin-Mugosha-Liri Gega. Enver H. i pazgjedhur me votë në forumet kryesore të partisë nga themelimi i partisë deri nëntor 1948. Nga marsi ’43 deri tetor ’48 në dokumente të partisë Enveri asnjëherë s‘vuri funksionin e tij partiak Sekretar politik, përndryshe Koci Xoxe, që në çdo dokument ishte me funksionin sekretar organizativ i KQ të PKSH. MISTERET JETA E DIKTATORIT Kartela individuale e Enver H. në Universitetin ‘Montpelier’, pa asnjë provim të dhënë, plotësuar ditën e përjashtimit nga universiteti.

Vijon në artikullin…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura