Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që i mori jetën 30-vjeçarit shqiptar Dorjo Duka. Mediat italiane shkruajnë se i riu kishte shkuar në Itali të shtunën së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë e lidhur dhe mbante kontakte të ngushta.
I riu shqiptar humbi jetën pasi makina ‘Fiat Grande Punto’, u përplas me një Mercedes CLA, drejtuesi i të cilit u fut në korsinë e gabuar. Ndërsa kushëriri i 30-vjeçarit pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua në spitalin e Pordenones, dhe duket se gjendja e tij po përmirësohet.
Ndërsa prokurori, Federico Baldo, i cili hapi procedimin penal për veprën penale të vrasjes në rrugë, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të pësuara në aksident.
Ndërsa në orët e ardhshme Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe familja do të mund të riatdhesojë eshtrat e 30-vjeçarit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet varrimi.
Kush ishte Dorjo Duka?
I riu punonte në një kompani ndërtimi dhe ishte shumë i afërt me familjen e tij. Ai la pas gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024, prindërit, një vëlla dhe një motër shtatzënë.
Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje reagoi rrjetet sociale dhe shkruante se e gjithë familja ishte e tronditur për vdekjen e tij.
“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al