Ergi Dini do të festonte sot 26-vjetorin e lindjes, Barbana Dini i bën dedikimin prekës vëllait të ndjerë: Asnjë fjalë nuk ka më vlerë…

Oct 15, 2020 | 12:24
SHPËRNDAJE

Ergi Dini do të mbushte sot 26 vjeç, nëse nuk do të kishte ndërruar jetë nga aksidenti fatal me motor para katër vitesh.

barbana ergi dini (4)

Ai kishte një lidhje të ngushtë me motrën, Barbana Dini, e cila në këtë ditë të trishtë ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë prekëse të vëllait.

barbana ergi dini (3)

Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë…

barbana ergi dini (5)

Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana, krahas fotos së tij.

barbana ergi dini (6)

Ndërkohë, si sot një vit më parë, Barbana përmbushi amanetin e të vëllait, duke publikuar një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë. Bëhet fjalë për këngën “Ku je”, një pjesë të tekstit të së cilës e kishte punuar vetë Ergi.

barbana ergi dini (8) barbana ergi dini (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura