Eros Grezda lë pas “shijen e keqe” të fejesës me Oriola Marashin! Nis bashkëjetesën me këngëtaren në Turqi, detaje nga njohja e tyre dhe “krushqia” me Tolgahan

Oct 16, 2022 | 15:30
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Futbollisti ka gjetur dashurinë në krahët e modeles së njohur. 

eros oriola ajsel

Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.

ajsel abazi almeda abazi

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.

eros grezda ajsel abazi

Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

ajsel abazi

Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa tani ato mund të kalojnë kohë së bashku me partnerët e tyre. Ka qenë bashkëshorti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies se ndërtuar së fundmi.

eros grezda3

Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket me Eros Grezdën në stadiumin e Stambollit.

eros grezda ajsel abazi1

“Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga. Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda së fundmi po luan për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

eros-grezda-ajsel-500x280-3gl27h1f4nopmwj28e15hc

Bëhet me dije se dy të rinjtë kanë nisur edhe bashkëjetesën në Turqi. Ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri po e ndan jetën brenda një shtëpie.

Por teksa ai po shijon këtë romancë të re, një modele e ka “piketuar” futbollistin shqiptar. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk e hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri ‘unsend’!”, tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”. Kujtojmë që ylli i futbollit prej gati 1 viti ishte i lidhur me modelen Oriola Marashi.

oriola marashi

Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur, nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

oriola marashi

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

E duket se kjo periudhë ka përfunduar dhe Eros ka gjetur dashurinë e vërtetë në krah të Ajsel.

ajsel abazi1 ajsel abazi2 ajsel abazi3 ajsel abazi4 ajsel abazi5 ajsel abazi6 ajsel abazi7 ajsel abazi8 ajsel abazi9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura