“Është dhëndri im i ri”- Mozzik në një lidhje me vajzën e tij, politikani shqiptar tregon takimin e parë me reperin! Ja si e priti romancën e tyre

Jul 8, 2024 | 13:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për romancën e vajzës së tij, Lotina me reperin e njohur, Mozzik.

mozzik
Politikani e ka quajtur reperin dhëndrin e tij të ri, teksa u shpreh se është gëzuar shumë për romancën e tyre.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, iu drejtua moderatori.

 

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet ta ruajë atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai në Kojshia.

“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë jam roker! edhe Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin! Kënga është pranë martesës sepse është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e tij. Në punën që bën është shumë i rëndësishëm”, tha politikani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura