“Është më i mprehtë se kurrë”- Zgjedhjet në SHBA, Shtëpia e Bardhë garanton qëndrimin në garë të presidentit Joe Biden

Jul 3, 2024 | 21:40
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk po shqyrton tërheqjen e ofertës së tij për presidencën në zgjedhjet e nëntorit, tha Shtëpia e Bardhë sot, pas performancës së tij të dobët në debaton presidencial  të javës së kaluar me republikanin Donald Trump.

joe biden

“Absolutisht jo”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet nëse Biden po mendonte të largohej nga gara.

Demokrati 81-vjeçar “vazhdon fushatën e tij”, shtoi ajo duke theksuar se Joe Biden është më i mprehtë se kurrë.

Më herët, Biden kishte kontakte me disa anëtarë të shquar të Partisë Demokratike, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer. Ai ka regjistruar edhe dy intervista që do të transmetohen nesër të enjten në radio.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti nuk i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor që nga kontrolli i tij në shkurtin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura