Eshtrat e Mid’hat Frashërit kthehen në atdhe, deputeti i PD tregon datën e ceremonisë

Nov 9, 2018 | 21:08
SHPËRNDAJE

Në datën 14 Nëntor do të mbahet ceremonia në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ku pranë vëllezërve Frashëri do të vendosen eshtrat dhe busti i një tjetër Frashërlliu, Mid’hat Frashërit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, zbulon përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se propozimi për kthimin në atdhe të Mid’hat Frashërit ka ardhur nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, të cilin Shehaj e ka themeluar bashkë me historianin e njohur Uran Butka, nisur nga amaneti i Frashërit.

4c38277e-780d-4619-8b60-a2512c8bcf08

Postimi i plotë

Sot, unë ndjej emocion dhe përunjësi të thellë në prag të udhëtimit për në ShBA për të tërhequr eshtrat e Mid’hat Frashërit.

Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit. Një nga atdhetarët e mëdhenj, që shpëtuan gjuhën shqipe dhe kombin shqipëtar, po kthehet më në fund në atdhe. Ky ishte amaneti i tij, i cili i papërmbushur ishte turpi i gjithë shoqërisë.

Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen përjetësisht Mid’hadit, pinjollit të denjë të familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Mid'hat Frasheri

Në respekt të amanetit të tij, dy vite më parë themeluam me të palodhurin Uran Butka, Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Një ndër nismat e para të Institutit, ishte kërkesa për tërheqjen e eshtrave mendimtarit shqiptar, duke i risjellë në vëmendje shqiptarëve se Shqipëria nuk duhet të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por adheu nga i cili ata nuk duhen të largohen kurrë.

Nën kujdesin e Uran Butkës, kemi filluar botimin e veprës së plotë të Mid’hadit, mendimet e së cilit janë mishërimi i shqiptarizmës dhe frymës perëndimore, me të cilën baballarët e Kombit mëvetësuan Shqipërinë dhe e futën atë në rrugën e përparimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura