“Eurocopter” pezulloi fluturimet e helikopterëve? Kompania: Ja e vërteta

Apr 12, 2016 | 16:46
SHPËRNDAJE

Pas rrëzimit të helikopterit ushtarak EC 145, helikopterit të dytë Eurocopter që është në dispozicion të Forcave të Armatosura i është ndaluar që të fluturojë.

helikoptere1Burime të Prokurorisë bëjnë me dije se në Ministrinë e Mbrojtjes kompania franceze ka dërguar një letër ku ka kërkuar të mos ngrihet në fluturim helikopteri tjeter.

Burimet thonë gjithashtu se kjo letër u ka shkuar të gjitha shteteve qe kane kontrate me Eurocopter, deri sa të zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik në Shkodër.

Ndërkohë vetë kompania e helikoptereve e hedh poshtë lajmin se ka kerkuar pezullimin e fluturimeve për H145.

“Airbus Helicopter konfirmon aksidentin tragjik tw një helikopteri H145, në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, ndodhur më 6 prill në afërsi të fshatit Grizhë në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Ne të Airbus Helicopters shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, të afërmit e tyre, miqtë dhe kolegët.  Airbus Helicopters po mbështet plotësisht autoritetet në vend në hetimin për të gjetur shkaqet e aksidentit.  Helikopterët me dy motorw të familjes H145, janë ndër më modernët dhe më të sigurtët në treg. Më shumë se 1.200 helikopterë të tillë po shërbejnë në mbarë botën në një shumëllojshmëri misionesh. Deri më sot, e gjithë flota e këtij lloji ka grumbulluar më shumë se 4.4 milionë orë fluturimi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura