Eurodeputetët e Parlamentit Europian mblidhen më 15 korrik, Fredi Beleri kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ta lejuar të marrë pjesë fizikisht

Jul 8, 2024 | 16:55
SHPËRNDAJE

Fredi Beleri, i cili është njëri nga eurodeputetët e Demokracia e Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së, kërkon të marrë pjesë në seancën e parë të Parlamentit Europian.

beleri km grek

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Beleri i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian, që do të mbahet më 15 korrik.

Nuk dihet nëse Beleri do të lejohet ose jo, por ky është precedenti i parë për rastin e Shqipërisë, që një personazh i dënuar, është eurodeputet.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, ndërsa u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Gjithsesi arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e Kryebashkiakut që nuk arriti ta ushtronte pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej, sikundër përcaktohet në ligj, para Këshillit Bashkiak.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura