Europiani 2024/ Anglezi përzgjedh birrat e 24 vendeve në garë! Birra Korça e renditur me kampionët e birrave ndërkombëtare! E vetmja birrë shqiptare! Sky Sport i bën jehonë

Jun 13, 2024 | 11:55
SHPËRNDAJE

Birra Korca-mes-kampioneve

Një ditë para nisjes së Europianit 2024 në kompeticion ku do të luaj një sërë ndeshjesh prestigjioze edhe Kombëtarja e Shqipërisë, jehonë në mediat e huaja ka bërë edhe Birra Korça, prodhimi origjinal shqiptar.

Birra Korca lista kombetarja1
Gus Hully personazh i njohur si “djali i birrave”

Një prej personazheve të njohura të rrjeteve sociale, anglezi Gus Hully ka rreshtuar birrat e të gjithë shteteve që marrin pjesë ne Europianin 2024.  Birra Korça është mes pijeve prestigjioze europiane e përzgjedhur nga të huajt për cilësinë dhe shijen origjinale.

Gus Hully personazh i njohur si “djali i birrave” në çdo kompeticion përzgjedh birrat me të mira të vendeve që marrin pjesë në garat sportive.

LAIBLE

Personazhi anglez është bërë lajm dhe në mediat e rëndësishme si SKY SPORT, në të cilën postohet dhe fotografia e birrave me të mira të vendeve pjesëmarrëse në Euro2024, ku Shqipëria përfaqësohet nga Birra Korça.

Birra Korca1

“Nëse shikoni me kujdes, janë të gjitha aty. Secila kombëtare, një kanaçe ose një shishe. Të gjitha vendet e Euro 2024 përfaqësonin në këtë piramidë birre që një tifoz anglez bëri bashkë për fillimin e Kampionatit Evropian. Ai kishte luajtur tashmë në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022, me 32 birra. Tani ai shpreson të bëjë dolli më në fund me Anglinë e tij”, shkruan Sky Sport.

Sky Sport Birra Korca

 

Gus Holly-Birrat-Korca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura