“Falkone është llum!”, kush ishte prokurori i famshëm italian që u vra nga mafia?

Dec 31, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Xhovani Falkone ishte një gjykatës i njohur italian, i cili i kishte shpallur “luftë” mafias, e cila e ekzekutoi për shkak të detyrës që ai ushtronte. Më 23 maj 1992 në Sicili, gjykatësi më i njohur italian i antimafias, Xhovani Falkone, gruaja e tij dhe tre truprojat vriten nga klani i Koza Nostras, Korleones, me një bombë prej 500 kg lëndë shpërthyese. Falkone ishte simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafias italiane.
stragecapaci-620x430
Që në hapat e parë të karrierës së tij Falkone ishte i prirë për të hetuar krimet dhe veprimtaritë e strukturave mafioze, sipas një praktike ku duhet të kryente hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka në mbarë botën, duke krijuar një vizion organik lidhjesh, mungesa e të cilave në të shkuarën kishte sjellë një “varg pafajësish” në proceset ndaj kësaj shtrese. Xhovani Falkone në asnjë rast nuk u step në punën e tij nga kërcënimet, shantazhet apo atentatet që mafia italiane kryente ndaj rivalëve apo pjesëtarëve të organeve ligjzbatuese.

Hearing of the Judge Giovanni FALCONE at the European Parliament in Brussels

Ai ishte një nga pionierët e krijimit të Drejtorisë Kombëtare Antimafia. Falkone ishte personazh i përfolur, nga disa shumë i urryer gjatë jetës dhe shumë i dashur pas vdekjes, një personazh dyshues e i mbyllur, i vendosur e ngulmues. Ai ka luftuar ballë për ballë me të gjitha forcat për të arritur autonominë e tij si hetues në vijën e luftës kundër mafias, dhe sot konsiderohet simboli i luftëtarit pa kompromis.
Mikoli Palermo
Shprehja “Fallkone është llum!” lidhet me ish-futbollistin e Juventusit dhe Fiorentinës Fabricio Mikolit, i cili ka marrë detyrën e zv/trajnerit të Dinamos në Shqipëri. Në vitin 2012, një telefonatë e tij me djalin e një prej bosëve më të rrezikshë italianë zbuloi fjalët denigruese të Mikolit në adresë të ish-prokurorit  Xhovani Falkone, i cili ishte vrarë 2o vite para kësaj telefonate në Siçili me bombë në rrugë. Mikoli u sulmua ashpër nga publiku dhe mediat, megjithëse u shfajësua gjatë gjithë kohës.

Sot në stolin e Dinamos, zbulohet telefonata që shkatërroi Mikolin 8 vite më parë: Falkone është llum!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura