“Fatkeqësisht e njohin të gjithë”- Moderatorja zbulon se është ndarë nga partneri, kush është personazhi i njohur që ajo “braktisi” për karrierën: E shihja si barrierë

Oct 20, 2023 | 9:49
SHPËRNDAJE

Moderatorja Erjola Doçi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin, pasi vendosi në plan të parë karrierën e saj.

erjola-doci

Ajo rrëfeu se pavarësisht se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj, është e lumtur.

Prezantuesja u shpreh se s’mund të fokusohej tek lidhja dhe karriera e saj, duke shtuar se “është e vështirë të ndahesh më dysh”.

erjola doci4

Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien time për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha moderatorja.

erjola doci6

Eriola Doçi u shpreh se personi që ka pasur në krah ka qenë një personazh publik që e njohin të gjithë, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Dhe jam me moton që duhet të dashurohesh disa herë, po me të njëjtin person. Po të arrij në atë pikë, do të ishte shumë bukur. Nuk mund të them që s’kam pasur personazh publik në jetën time, por jam munduar që ta ruaj shumë sa të mos dalë. E njohin të gjithë, fatkeqësisht po”, tregoi prezantuesja.

erjola doci5 erjola doci2 erjola doci3 erjola doci7 erjola doci1 erjola doci9 erjola doci8

8y9 9op 56h56 78i 89op ew-1 iu8l ty-1 y7uk yu-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura