Ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu ka rrëfyer për “Top Arena” në televizionin “Top Channel” disa sekrete të jetës së tij përtej sportit që e ka aq shumë për zemër. Në intervistën e Fjoralba Ponarit, biznesmeni i suksesshëm fl et për pasionet e tij, raportin me paranë dhe bamirësitë që bën.
Futbolli apo biznesi, cili i josh më shumë femrat?
Futbolli.
A ka Oni në mendjen e tij një femër për të cilën fantazon nga ‘Shou Biz-i Hollivudian’, të cilën do të donte ta bënte të tijën?
Jo.
A je ndier ndonjëherë i përdorur ekonomikisht nga një femër që e ke pasur në krah?
Që e kam pasur në krah, jo.
Sa është buxheti i Onit në ditë? Sa shpenzon?
S’është se kam bërë ndonjëherë kalkulimet. Varet nga dita.
A je ti çun babi?
Babai është pjesë e jetës sime dhe normalisht nuk është se të lind vetëm mamaja… Edhe babai ka pjesë në lindjen tënde.
Sa është dhurata më e majme që ti i ke bërë qejfi n vetes?
S’e di. Nuk është se e kam menduar ndonjëherë.
A e bën paraja njeriun të lumtur?
Të lumtur? S’e di! Një pjesë të jep lumturi. Por, paraja nuk është gjithçka.
A të bën ty të lumtur?
Më bën, por nuk është gjithçka.
Bamirësitë i bën sepse i ndien apo sepse vjen me prestigjin?
Unë nuk bëj asgjë në jetë nëse nuk e ndiej, sepse nuk është se i kam detyrim njeriu.
Sa herë ke udhëtuar me transport publik?
Kur kam qenë gjimnazist në Londër.
Bukën me vaj, ullinj dhe domate, e ke provuar ndonjëherë?
Çdo të diel.
Pse je aq i fi ksuar pas objekteve të luksit? Ke orë të shumta, makina…
Është thjesht një hobi personal. Nuk është se bën ndonjë diferencë.
Cili vend i botës të ka mbetur pa vizituar?
Në Afrikën e Jugut.
Kur ke në plan që ta vizitosh?
Nuk e di. Së shpejti mbase.
Nëse Oni bie ndesh me rregullat e qarkullimit, pra e parkon makinën në një vend që nuk lejohet…
Nuk e parkoj asnjëherë makinën ku nuk lejohet. Gjithmonë e parkoj në vendin e duhur.
Të josh ende ideja që një ditë të jesh President i Shqipërisë?
Pse jo?!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al