Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale për ish kryeministrin Fatos Nano dhe ish liderin e Partisë Socialiste.
Në postimin e tij, Rama e quan Nanon “kryetari ynë” dhe i uron ndër të tjera edhe “punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al