Fazës në grupe të Europianit i erdhi fundi, mësoni se kush u shpall lojtari më i mirë i çdo takimi

Jun 27, 2024 | 16:44
SHPËRNDAJE

Fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 i erdhi fundi. Nga ajo “mbijetuan” 16 ekipe që u drejtohen fazës me eliminim direkt, ndërsa 8 të tjera kthehen në shtëpi. 

Capture164

Kjo periudhë prodhoi ndeshje shumë të veçanta, ku në çdo prej tyre spikati një lojtar që më pas u shpall edhe si lojtari i ndeshjes.

Ja cilët e morën çmimin në 36 ndeshje të luajtura.

NDESHJET E PARA:

14/06: Gjermani 5-1 Skoci – Xhamal Musiala

15/06: Hungari 1-3 Zvicër – Granit Xhaka

15/06: Spanjë 3-0 Kroaci – Fabian Ruiz

15/06: Itali 2-1 Shqipëri – Frederiko Kieza

16/06: Poloni 1-2 Holandë – Kodi Gakpo

16/06: Slloveni 1-1 Danimarkë – Kristan Eriksen

16/06: Serbi 0-1 Angli – Xhud Bellingham

17/06: Rumani 3-0 Ukrainë – Nikolae Staniçu

17/06: Belgjikë 0-1 Sllovaki – Stanislav Lobotka

17/06: Austri 0-1 Francë – Ngolo Kante

18/06: Turqi 3-1 Gjeorgji – Arda Gyler

18/06: Portugali 2-1 Çeki – Vitinja

NDESHJET E DYTA:

19/06: Kroaci 2-2 Shqipëri – Andrej Kramariç

19/06: Gjermani 2-0 Hungari – Ikai Gyndoan

19/06: Skoci 1-1 Zvicër – Manuel Akanzhi

20/06: Slloveni 1-1 Serbi – Zan Karniçnik

20/06: Danimarkë 1-1 Angli – Pierre-Emile Hojbjerg

20/06: Spanjë 1-0 Itali – Niko Uilliams

21/06: Sllovaki 1-2 Ukrainë – Mikola Shaparenko

21/06: Poloni 1-3 Austri – Kristof Baumgartner

21/06: Holandë 0-0 Francë – Ngolo Kante

22/06: Gjeorgji 1-1 Çeki – Xhiorxhi Mamardashvili

22/06: Turqi 0-3 Portugali – Bernardo Silva

22/06: Belgjikë 2-0 Rumani – Kevin De Bryjne

NDESHJET E TRETA:

23/06: Zvicër 1-1 Gjermani – Granit Xhaka

23/06: Skoci 0-1 Hungari – Roland Sallai

24/06: Kroaci 1-1 Itali – Luka Modriç

24/06: Shqipëri 0-1 Spanjë – Ferran Torres

25/06: Holandë 2-3 Austri – Marcel Sabitzer

25/06: Francë 1-1 Poloni – Lukasz Skorupski

25/06: Angli 0-0 Slloveni – Adam Gnezda Çerin

25/06: Danimarkë 0-0 Serbi – Kristian Eriksen

26/06: Sllovaki 1-1 Rumani – Stanislav Lobotka

26/06: Ukrainë 0-0 Belgjikë – Kevin De Bryjne

26/06: Çeki 1-2 Turqi – Baris Alper Jilmaz

26/06: Gjeorgji 2-0 Portugali – Kviça Kvaratskhelia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura