Fierakja Eleni Foureira futet fuqishëm në tregun ndërkombëtar, publikon duetin me Snoop Dogg

Apr 9, 2019 | 14:46
SHPËRNDAJE

Eleni Foureira dje ka publikuar projektin e ri në duet me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe KAAN.

eleni snoop

Këngëtarja me prejardhje shqiptare nga Fieri, Eleni Foureira, ka lançuar këngën e re me titull “Sirens”. Këtë projekt ajo e solli në bashkëpunim me Snoop Dogg dhe Kaan, ndërsa shoqërohet edhe me videoklip.

eleni snoop

Tekstin e këngës e ka shkruar Calvin Cordozar Broadus Jr., KAAN Gülsoy, Fotios Stefos, Annie Lennox dhe David Allen Stewart.

Kujtojmë që Eleni ka vite që po bën një karrierë të suksesshme në Greqi, ndërkohë që ndërkombëtarisht u bë e njohur dy vite më parë në “Eurosong”, ku këndoi këngën “Fuego”.

eleni1 ELENI F Eleni-Foureira-at-the-rehearsals-of-the-first-semi-final-of-the-Eurovision-Song-contest-2018-in-Lisb eleni-f

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura