Në bashkinë e Kavajës vijon procesi i numërimit, ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë” Fisnik Qosja ka thelluar rezultatin ndaj rivalit te PS.
Deri tani, nga 92 kuti në total, janë numëruar 60 kuti, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është 361 ne favor te Fisnik Qoses.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja ka marrë deri më tani 7508 vota ose 51.23 %.
Sakaq, kandidati i PS, Redjan Krali ka marrë 7147 vota ose 48.77 %.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al