Këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”, vitin që lamë pas, ku konkurroi me këngën “Karma”.
Në muajin maj të këtij viti, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili do të mbahet në Rotterdam.
Megjithatë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për “fitoren e paracaktuar” të Anxhelës, i cili u mohua nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga vetë Anxhela.
Pas këngëtares Enxhi Nasufi, e cila e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj, ka reaguar edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Dy vajzat shprehën hapur pakënaqësitë e tyre dhe treguan se nuk ishin dakord me këtë rezultat.
E ftuar në “Jonida’s Room”, Anxhela foli për herë të parë lidhur me këto fjalë.
Këngëtarja u shpreh se në fakt ka pasur reagime jo vetëm për të, por edhe për çmimin e dytë dhe të tretë.
Pavarësisht kësaj, Peristeri tregoi se dëshiron që të ketë reagime sa herë që fiton, nuk e ka aspak problem dhe e kupton këtë gjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al