Ervin Mahilaj është fituesi i parë i emisionit më të famshëm të gatimit në Shqipëri, “Hell’s Kitchen”. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë”, ku rrëfeu eksperiencën e tij gjatë konkurrimit dhe disa detaje të tjera.
Gjatë intervistës Ervini zbuloi se shumën e fituar do ta japë si bursë për një student që nuk ka mundësi shkollimi.
“Kam dëshirë që çmimin ta jap për bamirësi. Unë vetë bëj pjesë në një kompani që ndihmon studentët të studiojnë jashtë vendit dhe dua ta jap si një bursë për një student që nuk e ka mundësinë për ta përballuar vetë”, është shprehur ai.