Fjolla Morina fiton lirinë por humb bashkëshortin, ç’ndodhi me burrin e saj të ri biznesmen i zhytur në borxhe

Oct 3, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale që pas daljes nga paraburgimi, pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri. 

fjolla-morina-1

Ajo publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Në të, këngëtarja shihet së bashku me vajzën e dytë, Alayah, e cila nis klasën e parë.

fjolla morina (1)

Fjolla zgjodhi një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme të vajzës së saj, së cilës i bëri një dedikim: “Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Jam shumë krenare me ty! Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës!”. 

fjolla morina (3)

Por ndërkohë që ka fituar lirinë pas një arrestimi që avokati i saj e konsideroi çnjerëzor, duket se Fjolla ka humbur bashkëshortin Fisnik Syla, pasi po flitet se mund t’i kenë dhënë fund martesës. Biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram” dhe nuk e ndjek më vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

fjolla morina fisnik syla (9)

Çifti u martua në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që sipas burimeve pranë tyre kanë të bëjnë me ca borxhe të Fisnikut dhe që i kanë detyruar të ndërpresin kontaktet.

fjolla morina fisnik syla (7)

Telashet për këngëtaret Fjolla Morina duket se nuk kanë fund. Pasi u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burg, duket se martesës me biznesmenin 12 vite më të ri i ka ardhur fundi.

fjolla morina fisnik syla (8)

Burime të sigurta në Kosovë bënë me dije se këngëtarja është ndarë nga biznesmeni Fisnik Syla, pak kohë pas celebrimit në martesë gjatë një dasme luksoze të organizuar në Maldive.

fjolla morina fisnik syla (4)

Të njëjtat burime thanë pak muaj më parë se Fjolla ishte shtatzënë dhe mund të ketë abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël.

fjolla morina (9)

Bëhej me dije se aborti është kryer pasi tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe, realitet me të cilin u njoh fillimisht pas ceremonisë luksoze, udhëtimeve dhe blerjeve të shtrenja nga ai. Më pas filluan t’í rregullonin marrëdhëniet, por duket se tani janë ndarë përfundimisht.

fjolla morina fisnik syla (1)

Ndërkohë që mediat e Kosovës e kanë publikuar këtë lajm nga burime të sigurta. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht pasi nga këngëtarja dhe biznesmeni nuk ka asnjë deklaratë apo reagim të qartë.

fjolla morina fisnik syla (6)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u kthyen në fokus të medias pak kohë, pasi në vend të postimeve të shumta që bënin, rrjetet e tyre sociale i kaploi heshtja. Atëherë patën një ndarje që zgjati pak dhe tashmë historia përsëritet, por me pak shanse për rikthim kësaj here.

fjolla morina fisnik syla (7)

Që prej urdhërarrestit ndërkombëtar për ekstradimin e Fjollës në Shqipëri ku duhet të vuajë dënimin me burg, çifti nuk ndiheshin më. Po ku ishin Fjolla dhe Fisniku, ndërkohë që përfliteshin për ndarje? Nga fotoja e fundit e përbashkët para arrestimit të Fjollës, mendohej mund të jenë jashtë vendit.

fjolla morina fisnik syla (9)

Edhe pse nuk e zbuluan vendin, lihej të kuptohet që ishin në Belgjikë, por secili në punë të vet. Ndërkohë që këngëtarja e kishte të vështirë të kalonte kufijtë në situatën në të cilën gjendej, duket se tani jeta private është në ditët më të këqija edhe pse ajo me postimet që bën përpiqet të tregojë se ndjehet mirë dhe single.

fjolla 2

Këngëtarja, e cila prej muajsh ishte në kërkim nga policia shqiptare, u komentua pasi mori propozimin për martesë, nga Fisnik Syla. Ata udhëtuan drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i bëri një propozim për martesë.

fjolla morina fisnik syla (11)

Në një pishinë ishte shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e mori Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku iu ul në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht, ajo nuk i rezistoi një propozimi të tillë.

fjolla morina fisnik syla (10)

“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, shkruante Fjolla përkrah postimeve. Foto dhe video nga momenti magjik ndanë me ndjekësit në rrjete sociale të dy.

fjolla morina fisnik syla (7)

Bashkë me lajmet e ceremonisë u fol se këngëtarja ishte shtatzënë, por të dy e shmangën si çështje. Fjolla ndërkohë është nënë e dy vajzave nga dy marrëdhënie të ndryshme, ndërsa lidhja e saj me Fisnikun u shoqërua me deklarata të forta nga ish-bashkëshortja e tij.

Këngëtarja i shprehu publikisht dashurinë biznesmenit Fisnik Syla përmes një mesazhi në ‘Instagram’, ku shkruante se, “Thonë që në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua!”. 

fjolla morina fisnik syla (4)

Por nuk vonoi dhe mediat zbuluan se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Madje, ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (9)

Sipas tyre disa prej fotove janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin. Gjithashtu, bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

fjolla morina fisnik syla (1)

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (6)

Nisur nga lajmet e fundit se Fjolla tashmë është ndarë nga Fisniku për shkak se ai është i zhytur në borxhe, komentuesit shkruajnë se kjo është karma dhe se Fjollën e mallkoi ish-gruaja e Fisnikut.

FJOLLA MORINA FISNIK SYLA (5)

Edhe pse fillimisht Fjolla u përpoq ta tejkalonte çështjen e borxheve dhe problemeve të tij me paratë, duket se nuk e ka përballuar dot që të jetojë me një burrë që nuk i ofron gjë.

/Panoramaplus.al

fjolla morina (6) fjolla morina (2) fjolla fisnik fjolla fisnik 1 Fjolla fjolla morina fisnik syla (4) fjolla morina fisnik syla (5) fjolla morina fisnik syla (2) fjolla fisnik 2 fjolla fisnik fjolla morina (1) fjolla morina (1) fjolla morina7 fjolla morina3 fjolla3 fjolla1 fjolla fjolla1 fjolla fjolla3 fjolla-2_1440007154-8216459 fjolla-1_7213 fjolla1 fjolla2 fjolla-1-690x385

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura