Flamur Noka takohet me mësues në Kamzë dhe premton: Me Bashën kryeministër, nuk do të ketë rrogë nën 700 euro!

Mar 7, 2021 | 16:50
SHPËRNDAJE

Në takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamzë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Flamur Noka, diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit, jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë vendin.
flamur noka

Duke vlerësuar kontributin e çmuar të mësuesve, Noka u shpreh se sot, për fat të keq, Shqipëria po përballet me një arsim të shkatërruar.

“Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si arsimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Arsimi, jo vetëm në Kamzë, por kudo është në gjendje të mjerueshme.

Është e dhimbshme të shohësh, se si pas 8 vitesh qeverisje, Rilindja shet si investim te saj, rikonstruksion e një shkolle të financuar nga UNDP.

Aq të paskrupuj janë sa përfaqësuesit e UNDP u detyruan të reagojnë, duke u thënë se investimi nuk është i qeverisë, por i UNDP.

Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore. Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit. Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të këtë rrogë mësuesi nën 700 euro.

Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet.

Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet. Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale” – tha Noka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura