Fondacioni FAB dhe “Prestige MFC” gëzojnë fëmijët në prag festash! Dhurata për të vegjlit e shkollës në Çerkezë, “Haxhi Korra”

Dec 24, 2020 | 11:09
SHPËRNDAJE

Festat e këtij fundviti nuk do të jenë si më parë diktuar nga pandemia Covid-19, ku çdonjëri nga ne duhet të kujdeset për tjetrin dhe të respektojë rregullat për parandalimin e infeksionit.

Fondacioni FAB-Fatmir_hysenbelliu

Ne të rriturve na duhet të tregohemi më të kujdesshëm, që fëmijët të mos i privojmë nga përjetimi i bukur i festave. Ata duan pemën e Vitit të Ri, tingujt, ndriçimin dhe mbi të gjitha shpresojnë se Babagjyshi i Vitit të Ri do të kujtohet edhe këtë vit për ta. Fondacioni “FAB”, me President Fatmir Hysenbelliun, kanë menduar që edhe këtë vit të jenë pranë fëmijëve të vegjël, atyre që i ndjejnë më shumë këto festa. Ky fondacion i mbështetur edhe nga ekipi i futbollit “Prestige MFC”, vendosën të japin dhurata për rreth 50 fëmijë në shkollën “Haxhi Korra”, në fshatin Çerkezëtë Kamzës.

Fatmir Hysenbelliu
Fatmir Hysenbelliu

Të vegjlit kishin menduar që në shenjë falënderimi për dhuratat e ardhura nga Fondacioni “FAB”, të falënderoninz. Fatmir Hysenbelliu, me një kartolinë të shkruar prej tyre. “Kampionët vazhdojnë përpara derisa të bëjnë të duhurën. Bëre golin më të bukur në portat e zemrave të tyre. Faleminderit babagjyshi Oni. Gëzuar”.

fondacioni fab12

Maida Gjineci, përfaqësuese e Fondacionit “FAB”, deklaroi se fondacioni ka kryefjalë të tij fëmijët dhe për këtë arsye ka vendosur që edhe këtë vit të jetë pranë tyre, edhe pse në një kohë të vështirë. Ajo shton se këto nisma tashmë janë kthyer në një traditë për Fondacionin.

fondacioni fab (1)

“Tashmë është kthyer në një traditë që ‘FAB Foundation’, si pjesë e ‘Hysenbelliu Group’, të jetë një suportues i fëmijëve jo vetëm i çdo dite, por edhe në raste festash. Një shoqëri e cila i rrit dhe i edukon mirë fëmijët e saj e përcakton që në këtë moment të ardhmen e vet, prandaj edhe ne jemi fokusuar pikërisht te fëmijët, në mënyrë që të jenë pikërisht ata të cilët do të krijojnë më tej shoqëri, e cila do të mbartë virtyte dhe vlera. Realisht viti që pak nga pak po lemë pas ka qenë tepër i vështirë dhe i urojmë shëndet. Urojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë dhe të mund të përqafohemi sërish”, u shpreh Maida Gjineci.

fondacioni fab (6)

Ndërsa futbollisti i skuadrës së futbollit “Prestige MFC”, Renato Antoni, shprehet i lumtur që edhe ekipi i tij u bë mbështetës i fondacionit “FAB” për të gëzuar fëmijët e vegjël në këtë prag festash. “Si përherë dhe Fondacioni FAB është pranë festave dhe pranë fëmijëve të vegjël. Gjithmonë ajo është pikësynim i fondacionit për fëmijët e vegjël për t’i bërë ata të lumtur për festën.

fondacioni fab (5)

Sigurisht dhe ekipi ‘Prestige’ i është bashkuar fondacionit duke ndihmuar me pjesën tonë. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën për fëmijët e vegjël që dhe ata të ndjehen pranë festave, atmosferën e festave dhe babagjyshin”, tha Antoni. Fondacioni “FAB” në çdo prag festash është pranë fëmijëve jetimë, me aftësi ndryshe apo fëmijët e zonave rurale.

fondacioni fab (4)

“ERDHËT ATY KU FESTA NUK VJEN SI KUDO”

Përfaqësuesit e shkollës që asistuan të rinjtë e dy kompanive në ndarjen e dhuratave dhe atmosferën që përcollën për pak orë në shkollën e Cerkezës, nuk kursyen falënderimet për atmosferën ndryshe. Veçanërisht në një vend ku festat nuk shkojnë njësoj si tek të tjerët. “Ju falënderoj në emrin tim personal ‘Fondacionin FAB’ që është në ndihmë të fëmijëve, sidomos në këto ditë të vështira na gëzuat pamasë jo vetëm kalamajtë, por edhe ne me praninë tuaj”, u shpreh drejtoresha e shkollës Enkeleda Gorezi. “Në këtë prag festash dhe në këtë vit të vështirë dëshiroj lumturi dhe buzëqeshje pafund për fëmijët. Faleminderit që erdhët ju aty ku festa ndoshta nuk vjen si kudo. Shumë faleminderit Fondacioni ‘FAB’ që i bëtë këto fëmijë të lumtur”, tha mësuesja Alekta Hysi.

fondacioni fab dhurata

fondacioni fab (2)

fondacioni fab (7)

fondacioni fab (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura