FOTO/ Arrestohet në Holandë atentatori i familjes Çapja në Elbasan

Feb 8, 2017 | 9:30
SHPËRNDAJE

Policia holandeze ka arrestuar ditën e sotme Shkëlzen Hasanpapajn, 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si atentator i familjes Çapja.

HasanpapajNgjarja ka ndodhur në qershor  të vitit të kaluar, ku mbetën te plagosur 2 persona, Bledar Muça dhe Florenc Çapja.

Për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar. Ai dyshohet se ka dijeni edhe per Masakren e Elbasanit, te ndodhur ne shkurt te atij viti ne lokalin e Çapajve ku u vrane kater persona.

ATENTATI NDAJ MIKUT TE FLORENC CAPJES

Shenjestra e atentatit te qershorit ne Elbasan ka qene Bledar Muça i cili po udhëtonte me mjetin e tij “Volkswagen Golf”, por në një moment, shumë pranë ish-Spitalit Kirurgjik, një makinë i ka prerë atij rrugën, duke bërë që Muça të ulë shpejtësinë.

Në këtë çast dëshmitarë të rastit pohojnë se një person, i cili ishte ulur në një lokal buzë rrugës ku kalojnë automjetet, ka marrë një telefonatë dhe lëvizja e tij ka qenë shumë e shpejtë.

Askush nuk e ka vënë re më parë, deri kur ai nga një çantë e madhe sporti ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit ku ndodhej Bledar Muça.

Ky i fundit ka devijuar nga rruga duke hyrë oborrin e ish-Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, me qëllim që t’u shpëtojë plumbave të autorit.

Këto rrethana konfirmojnë edhe një herë se ngjarja ka qenë e mirorganizuar nga autorët, të cilët dyshohen se e kanë ruajtur Muçën që në orët e para të mëngjesit, duke i zënë pritë në një nga rrugët ku do të kalonte.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk e konfirmojnë praninë e një tjetër personi në mjet, por gjithsesi ky fakt nuk është konfirmuar nga Policia.

Më shumë se një karikator automatiku është derdhur nga arma që mbante autori i ngjarjes.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes të shokuar nga ajo që kanë parë, por më së shumti dëgjuar, janë shtrirë në tokë në pritje të përfundimit të zhurmës së breshërisë së armës.

Paniku ka qenë shumë i madh në këtë pjesë të qytetit, pasi në këtë bulevard ndodhet Drejtoria e Policisë, Gjykata dhe Prokuroria.

Si pasojë e plumbave mbeti i lënduar Bledar Muça, si dhe një plumb ka goditur në shpatull një efektive të policisë, 49-vjeçaren Matilda Kermezo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura