FOTO/ Arrestohet në Itali këngëtari shqiptar, pjesë e organizatës së kokainës

Jul 4, 2018 | 6:57
SHPËRNDAJE

Një prej të arrestuar në Italinë fqinje gjatë aksionit policor “Sottobosco” që u mbyll këtë të martë, është këngëtari Defrim Dervishi, i cili njihet me emrin e artit “Defri”.

Sipas mediave italiane: Një operacion i madh antidrogë u zhvillua orët e para të mëngjesit të sotëm në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. Operacioni antidrogë i koduar “Sottobosco”, ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës në rajone të ndryshme të Emilia dhe Toscana, me një preferencë për “jetën e natës”.

16831905_1105994076190374_2073557306549517349_n-1-700x875Defrim Dervishi

Hetimet nisën në mars të vitit 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitje, në lidhje me një grup të shpërndarësve të drogës, ku djali i familjes ishte një nga konsumatorët.

rtjrjr5jfgh-1Një hetim i hollësishëm, megjithatë, ka hapur një panoramë të gjerë të grupit kriminal, ku furnizues ishte një shtetas maroken i quajtur Mohamed Jarmouni.

Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Defrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Truri i grupit konsiderohet lideri i padiskutueshëm Mohamed Jarmoun

i, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej gjithashtu për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësira gjeografike ku kishte shtrirë aktivitetin banda.

Grupi blinde lëndën narkotike për rreth 35 mijë euro kilogrami, ndërsa shitej për 80 deri në 120 euro grami tek konsumatorët përfundimtar.

Nga 1 kg kokainë e pastër, nëse ajo “pritej” mirë mund të shkonte deri në 4 kg e gjysmë, duke shitur mesatarisht 80 euro për gram, fitimet ishin shumë të larta.

Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve mëngjesin e sotëm, janë gjetur edhe 28,000 euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura