Një episod i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit që përfundoi me rezultatin 1-0. Futbollistët e të dyja skuadrave u përshinë në një sherr masiv, pas vërshëllimës së gjyqtarit Juxhin Xhaja, teksa protagonist u bë mbrojtësi i Laçit, Obanor, i cili u tradhtua nga nervat, duke bërë një ndërhyrje horror në stil “kung fu”, ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku.
“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive, ku shihen në trupin e Markut, shenjat e takave pas goditjes së Obanor. Mbrojtësi i skuadrës kurbinase, rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al