Klubi i Interit do të shfaqet në fushën e lojës në ndeshjen e kësaj fundjave në Serinë A me një fanellë shumë të veçantë. Klubi ka bërë të ditur se ka nxjerrë në shitje fanella speciale ku nuk do të jetë logoja e zakonshëm e sponsorit “Paramount+”, por e një prej prodhimeve të këtij rrjeti televiziv.
Ashtu siç kishte ndodhur më parë me logon e “Transformers” që kishin zëvendësuar atë të “Paramount+” në fanellat e Interit, ndaj Xhenoas do të jetë një tjetër film që do të reklamohet. Në fanellën zikaltër tani do të jenë te vendosura Breshkat Ninxha, personazhet e filmave të animuar, të cilët këtë radhë do të përdorën për reklamimin e një filmi të ri që transmetohet nga “Paramount+”.
Në klubin zikaltër ndërkohë kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, duke parë suksesin që kishin në dhjetor fanellat e Interit me logon e “Transformers” për të cilat kishte një numër të madh shitjesh. Në këtë mënyrë, në qyqanin online të klubit janë vendosur edhe fanellat me logot e reja, me Kristjan Asllanin si një prej modelëve të përdorur me fanellën e tretë, atë portokalli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al