FOTO/ Fitoi zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Keir Starmer takohet me mbretin Charles për të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Jul 5, 2024 | 13:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, laburisti Keir Starmer, pas fitores së thellë në zgjedhje ka mbërritur në Pallatin Buckingham me gruan e tij Victoria, për tu takuar me Mbretin ku dhe ka marrë zyrtarisht detyrën e re për të formuar një qeveri në emër të Madhërisë së Tij.

Keir Starmer Charles (1)

Pasi mori fitoren dërrmuese të zgjedhjeve në orët e para të mëngjesit, ai tani është në fazën përfundimtare të kalimit të vijës së finishit.

Me marrjen e detyrës, Starmer do t’i drejtohet kombit nga Doëning Street, ku turmat e qytetarëve janë mbladhur nën shi për të dëgjuar fjalën e tij të parë si kreu i qeverisë.

Keir Starmer Charles (4)

Të gjithë ministrat konservatorë ekzistues të shtetit, duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, i cili ne presim të emërohet para fundit të ditës.

Po ashtu, sot Rishi Sunak dha dorëheqjen si kryeministër pas takimit me monarkun, si ehe njoftoi që do të jap dorëheqjen si lideri i Parisë Konservatore, por jo menjëherë.

Keir Starmer Charles (3)

“E kam dëgjuar zemërimin tuaj,” tha ai, pas një nate katastrofike për partinë e tij. Disa ministra të kabinetit humbën vendet e tyre, si edhe ish-kryeministrja Liz Truss.

Pas 14 vitesh qeverisje konservatore, laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme me një rezultat dërrmues.

LEXONI EDHE: Humbi thellë në zgjedhje përballë laburistëve, Rishi Sunak: Do të jap dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore!

LEXONI EDHE: Nga avokat e prokuror, tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar! Kush është laburisti Keir Starmer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura