FOTO/ Ja dokumentet false me të cilat lëvizte lirshëm Gjergj Cukali

Jul 13, 2016 | 14:48
SHPËRNDAJE

Kjo që shihni më poshtë është pashaporta e Gjergj Cukalit. Por ky i fundit lëvizte lirshëm si brenda ashtu dhe jashtë vendit nën identitetin Ergi Hoxha, që prej majit të vitit 2012.

karta-e-cukalit

“Panorama.al”, ka siguruar pasaportën e tij biometrike, me identitet të rremë Ergi Hoxha.

Ky dokument së bashku me kartën e identitetit si dhe patentën për drejtim mjet, iu gjetën me vete Cukalit ditën e djeshme gjatë arrestimit nga policia.

Ai akuzohet për trafik kokaine së bashku me 15 persona të tjerë të arrestuar tashmë nga policia.

Krahas akuzës për prodhim dhe shitje narkotike, tashmë ndaj 37-vjeçarit është ngritur gjithashtu edhe akuza e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dokumentet kanë qenë vështirë për t’u konstatuar si të falsifikuara.

cukali dokumente

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura