FOTO/ Kishte shkuar për vizitë te xhaxhai dhe tezja, kjo është e reja shqiptare që u përplas për vdekje në stacionin e autobusit në Greqi. Studionte për infermieri

Apr 1, 2024 | 15:02
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion.

Shqiptare

E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar xhaxhain dhe tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmura dhe do të bëhej operim.

Xhaxhai i viktimës shprehur se ata janë të tronditur nga ngjarje dhe nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti.

weee

“Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”- tha ai për Neësit.gr.

Fakti tronditës është se sipas xhaxhait të saj, kur ai i kishte sugjeruar në mëngjes që të shkonin bashkë në spital, ajo i kishte kërkuar që të rrinte dhe ca dhe të vinte me autobusin që fëmijët shkonin në shkollë.

Ai po ashtu ka bërë me dije se mbesa e tij, e cila pati atë fat tragjik, studionte për infermieri.

 aksident greqiaksident greqi1aksident greqi3aksident greqi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura